Dy takimet e liderëve tek Presidenti Pendarovski, ai i javës së kaluar dhe ky i sotshmi, krerët e partive shqiptare i ka zënë në kohë jo të përshtatshme.
Në kohë Ramazani e në temperatura relativisht të larta, sidomos takimi i sotshëm. Pavarësisht se a agjërojnë ato, të paktën para kamerave zakonisht janë ruajtur për të mos u pare duke ngrënë apo duke pirë ujë.
Agjërimi është çështje personale. Çdokush mban llogari për vete.Kreu i BDI’së, Ali Ahmeti nuk ka treguar kujdes sot para kamerave, transmeton in7.
Teksa të gjithë krerët e partive politike ishin ulur në tryezën e bisedimeve, kameramanët e angazhuar nga Presidenca po merrnin pamje që më pas t’ua distribuojnë mediave.
E pikërisht në këto pamje, shihet se si Ali Ahmetit nuk i pritet, e “rrëmben” shishen e ujit dhe e mbush gotën. Gjithsesi nuk dëshmi nëse e piu ose jo! Shikoni dhe gjykoni!