Komuna e Tearcës është në një degradim total. Ka do që të shkosh në gjitha vendbanimet sheh vetëm rrënim, sheh se si një komunë mund të lihet aq pas dore. Kështu tha në emisioni “Studio e hapur”, kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Tearcës, Amir Elezi.
“Është një komunë e cila ka zero transparencë. Që nga viti 2012 faqja zyrtare e komunës nuk jep asnjë detaj për atë se ku harxhohen parat e komunës së Tearcës. Kjo është një armë i madh për të gjithë ata njerëz të shoqërisë civile, gjithë ata intelektual për gjithë atë elitë e cila gjendet në komunën e Tearcës e cila me të drejtë ka shqetësimin e madh se kjo komunë nuk udhëhiqet ashtu sic duhet”, deklaroi Amir Elezi, i cili shtoi se është koha që të bëhen ndryshime.
Nga ana tjetër Ruhan Iljazi nga PDSH tha se në të gjitha fshatrat mbizotronë një frymë e keqe si në infrastrukturë si në arsim dhe në sektorët tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin komunal.
“Kjo është mungesë e angazhimit 12 vjeçare ose 9 vjeçar të kryetarit të komunës Isen Asani duke e pasur parasysh se asnjë investim kapital nuk ka edhe nga buxheti i mandatit katër vjeçar të tij, vetëm 12.4 për qind janë investuar për investime kapitale”, tha Iljazi, duke shtuar se qytetarët nuk e dinë se pjesa tjetër e buxhetit nuk dihet se për çfarë janë shpenzuar.
Kandidati i “Aleancës për shqiptarët” Nevzat Veliu, tha se e gjithë ajo katrahurë që po i ndodh komunës së Tearcës është si shkak i mungesës së transparencës. Ai tha se nëse e merr besimin do të jetë më transparent duke përgatitur raporte vjetore për të hyrat dhe të dalat financiare të komunës.
“Gjithë qytetarët e Tearcës, ose çdokush ku garojnë kandidatët e mundshme e kaun për obligim moral ashtu siç e kërkojnë mandatin të dalin dhe të japin llogari. Në kuadër t transparencës unë do të paraqes llogaridhënien dhe nëse japim llogari në vitin e parë, pak hapësirë do të lemë që të na paraqiten pamjet që i pamë pak më para”, deklaroi Nevzat Veliu nga Aleanca për shqiptarët. /SHENJA/