Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, Halil Snopçe, ka kritikuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe ka kërkuar nga i njëjtë organ që të mos u lejojë partive politike të ndryshojnë kandidatët për kryetar komunash në katër komunat që zgjedhjet janë shpallur të pavlefshme.
Sipas Snopçes në rast se KSHZ-ja do t’i lejojë partitë të ndryshojnë kandidatët, zgjedhjet do të nuk do të ishin përsëritje por zgjedhje të reja.
Mohoi të gjitha zërat e mundëshëm për përçarje brenda AKI-së dhe tha se të gjitha subjektet brenda këtij koalicioni do të vazhdojnë të mbështesin përsëri Valbon Limanin.
HALIL SNOPÇE – DEPUTET I ASH-SË
“Valbon Limani do të jetë prap dhe Valbon Limani do të jetë kryetar gjithsesi. Ai është edhe ushtrues detyre kryetar komune. Nuk ka dilema. Ne përsëri do të garojmë në kuadër të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim dhe bashkëpunimi vazhdon, nuk ka kurrfarë problemi aty”
Snopçe shtoi se Valbon Limani sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale është ushtrues detyre deri në zgjedhjen e kryetarit të ri në zgjedhje.
HALIL SNOPÇE – DEPUTET I ASH-SË
Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale i cili thotë se ai është zgjedhur ushtrues detyre dhe detyrën e ushtron deri në zgjedhjen e kryetarit të ardhëshëm, zgjedhje të rregullta. Në Gostivar nuk kemi kryetar që i bije se Valbon Limani sipas ligjit për vetëqeverisje lokale duhet ta ushtron detyrën deri në fund.
Veç kësaj, Snopçe gjithashtu ka kërkuar që të ndryshohet edhe data e zgjedhjeve për shkak se në datën në të cilën janë paraparë në janar, mërgimtarët shqiptar nuk do të jenë në vendlindje dhe në këtë rast, atyre do tu mohohet e drejta e votës. Dje KSHZ shpalli të përfunduar zyrtarisht procesin zgjedhor dhe së shpejti pritet që në komunat, Gostivar, Vrapçishtë, Centar Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë, Qeveria të emëroi të deleguarit e vet.
Mevludin Imeri /SHENJA/


