
Reshjet e borës gjatë ditës së sotme ishin me intensitet të lartë në vendet malore që ka arritur deri në 50 cm, ndërsa në pjesët tjera të vendit intensiteti i saj ka qenë më i ulët , 10 deri në 20 cm. Elena Jovonavska, nga Instituti Hidrometeorologjik njoftoi se deri në orën 13 në vend intensiteti i borës ka arritur deri në 25 cm, Mavrovë 19 cm, në Pozharanë 18, në Tetovë 12, në Lazaropole 8 dhe në Shkup, ndërsa në pjesët e tjera vendit silleshte në lartësi nga 5 deri në 1 cm.
“Gjatë ditës së sotme, vendi ynëëshë nën ndikimin e lagështisë, e cila shkakton gjithandej reshje të dëborës. Reshje të borës ka në pjesët veriore dhe veriperëndimore, të cilët janë me intesitet të ulët, ndërsa në pjesët jugperëndimore reshjet janë ende shiu. Frynë frymë e ftohtë në pjesët veriore, jugore dhe jugperëndimore… në oret e pasditës si dhe gjatë mbrëmjes do tëketëreshje bore, që do të përhapen edhe në pjesët e tjera të vendit, pra ku ka reshje të shiut do të kalojnë në reshje të borës, do të formohet edhe shtresë e borës”, tha sinoptikania Elena Jovonavska.
Jovanovska gjithashtu njoftoi se gjatë ditës së nesërme intensiteti i reshjeve të borës do të ulet, gjatë orës së pasdites madje do të ndërpriten tërësisht.
“Reshje të borës do të ketë edhe nesër në orët e paraditës, me intensitet më të ulët dhe në orët e pasditës intensiteti do të ulet edhe më shumë dhe reshjet do të ndërpriten…Temperaturat ditore do të jenë në ulje dhe do të sillen në interval prej -10 deri në -3 gradë”, theksoi Jovonavska.
Gjatë fundjavës pritet mot stabil, ndërsa të dielën ka kushte për reshje të lehtë të borës dhe do të jetë mot shumë i ftohtë. Temperaturat do të jenë mbi nën 0 dhe deri në -10. Ndërsa nga e hëna pritet ngritje e temperaturave.
Emine Ismaili /SHENJA/
Sinoptikët paralajmërojnë vazhdimin e reshjeve by tvshenjaofficial