Mot me reshje të shiut dhe erë pritet që të mbizotërojë edhe gjatë periudhës vijuese. Kështu paralajmërojnë sinoptikanët nga Enti Hidrometereologjik. Sipas tyre, gjatë ditës së sotme vranësira me reshje të shiut ka pasur veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa nuk ka munguar as era nga drejtimi jugperëndimor. Reshjet e shiut në këto pjesë do të vazhdojnë deri në fund të ditës dhe do të intensifikohen në orët e mbrëmjes ku gjithashtu do të vazhdoj të fryjë edhe erë. Ndërkohë në pjesët malore pritet që të ketë edhe reshje të dëborës.
“Reshje do të kemi edhe në pjesët e tjera të vendit megjithatë do të jenë me intensitet më të ulët dhe priten kryesisht në orët e natës. Gjatë ditës së nesërme nuk priten reshje të shiut. Do të ketë në orët e hershme të paradites megjithatë gjatë ditës pritet të ndalen në gjithë vendin”, tha sinoptikania Ivana Petroviq.
Gjatë ditës së nesërme pritet të fryjë erë mesatare ndërsa në pjesën perëndimore më e fuqishme nga drejtimi perëndimor. Temperaturat gjatë ditës së nesërme pritet të jenë pozitive ndërsa ato ditore do të lëvizin në interval prej 7 deri më 16 gradë në pjesët juglindore të vendit.
“Gjatë ditë së hënë moti do të jetë kryesisht stabil. Gjithashtu me temperatura relativisht të larta dhe me erë mesatare dhe të fuqishme nga drejtimi juglindor, por nga fundit i ditës dhe gjatë natës pritet valë e re e lagështisë e cila do të sjell sërish reshje të shiut fillimisht në pjesën perëndimor dhe tëmartën në mesditë edhe në pjesën lindore të vendit”, theksoi Petroviq.
Gjatë ditës së martë në pjesët malore pritet të ketë reshje të dëborës. Ditëve në vijim moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe më i ftohtë.
Teuta Buçi /SHENJA/