Rreth 6000 amendamente kanë dorëzuar gjithsej VMRO-DPMNE dhe BDI kundër iniciativës për ndryshim të modelit zgjedhor dhe zbatimit të një njësie të vetme zgjedhore në vend. Nga VMRO-DPMNE thanë se kanë qëndrim parimor se secili Kod Zgjedhor duhet të miratohet me konsensus sa më të gjerë partiak dhe sa më larg momentit zgjedhor.
Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE
“Nuk mundet që Kod i ri Zgjedhor të miratohet pa leje të partive më të mëdha politike dhe të sillet një ose dy muaj para zgjedhjeve. Pa dallim se sa modeli i tanishëm ose i ardhshëm i mundshëm zgjedhor mund të jenë më të mirë ose më pak i mirë nga ajo që sot e kemi si praktikë zgjedhore”, tha Milloshovski.
Vetëm BDI ka deponuar 5000 amendamente, njoftoi deputeti Artan Grubi, i cili tha se modeli zgjedhor nuk mund të ndryshohet pa koncenzus mes të gjitha partive dhe vetëm disa muaj para zgjedhjeve. Ai u shpreh se është kundër një njësie pasi me këtë model shqiptarët humbin nga 8 deri në 11 deputet.
Koordinatori i LSDM-së, Konstandin Kostandinov ka akuzuar se amendamentet bllokojnë reformat që kanë për qëllim demokratizimin e vendit andaj ju bëri thirje të dy partive që të njëjtat ti tërheqin. Ai tha se iniciativa nuk është marrë pa debat psei kjo temë diskutohet që nga muaji shtator
Konstandin Konstandinov, LSDM
“Me mijëra amendamente VMRO-DPMNE e bllokojnë debatin parlamentar për ndryshime në kodin zgjedhor. VMRO-DPMNE është kundër demokratizimit të procesit zgjedhor, kundër barazisë mes meshkujve dhe femrave dhe gjithsesi kundër listave të hapura. Unë i ftoj edhe VMRO-DPMNE-në edhe BDI-në që ti tërheqin amendamentet dhe të lejojnë të zhvillohet debat për kodin zgjedhor”
Grubi tha se edhe përkundër mosmarrëveshjet rreth iniciativës për një njësi zgjedhore, nesër do të vazhdojnë bisedimet me partitë më të mëdha për implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe për ndryshimin e kufijve të njësive zgjedhore me qëllim që njësia e gjashtë të kthehet në kuadër të mesatares së lejuar në plus minus 6 përqind nga numri i përgjithshëm i votuesve.
Arben Zeqiri /SHENJA/
https://www.youtube.com/watch?v=uyd9fMhgIZE&feature=emb_title