Zv/ndihmës sekretari i Departamentit amerikan të shtetit, Xhon Salivan në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev ka thënë se SHBA-të fuqishëm besojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
“Marrëveshja e arritur nga dy liderë të guximshëm të dyja vendeve…Zbatimi i kësaj marrëveshje është me rëndësi për prosperitetin e dy vendeve. SHBA janë krenar me këtë marrëveshje të arritur mes dy vendeve dhe do të vazhdojmë të mbështesim zbatimin e kësaj marrëveshje dhe kjo është arsyeja se pse unë jam këtu”, ka thënë Salivan.