Niveli i ndotjes së ajrit, masa e së cilit është rritur dukshëm ditëve të fundit ndikon rëndë në shëndetin e njeriut. Kështu thotë specialist I fushës së pulomologjisë, Irfan Ismaili. Sipas tij, ajri i ndotur shkakton efekt negative në sistemin respirator mushkëritë e bardha por edhe në sistemin kardiovaskular, ndërsa kjo ndikon në masë më të madhe tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike.
“Në sistemin respirator sidomos janë më të ndejshëm kronikët, astmatikët dhe pacientët me sëmundje kronike. Tek ata do të kemi keqësim të sëmundjes, në simptomat e tyre. Gjithashtu, pasi ka edhe elemente kancerogjene, edhe rreziku për paraqitjen e kancerit të mushkërive është shumë më i madh“, thotë mjeku Irfan Ismaili.
Ismaili thotë se me rritjen e nivelit të ajrit të ndotur është rritur edhe numri I pacientëve, ndërsa gjendja e pacientëve të simptome respiratore por edhe me sëmundje të kancerit të mushkërive është përkeqësuar.
Specialist Ismaili këshillon pacientët të rijnë në ambiente të mbyllura dhe të mos dalin në ajër të ndotur sidomos natës dhe sipas mundësive të frekuentohet vendet malore ku është ajri më I pastër.
Teuta Buçi /SHENJA/
Rritet numri i pacientëve, mjekët alarmojnë… by tvshenjaofficial