
Enti shtetëror i statistikave informoi se vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Maqedonia në periudhën janar-nëntor të vitit 2016, është 4.364.227.000 dollarë dhe shënon rritje prej 5,4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2015.
Vlera e mallit të importuar, në periudhën janar-nëntor vitin e kaluar ka qenë 6.130.290.000 dollarë që është për 5,2 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2015. Deficiti tregtar, në periudhën janar-nëntor të vitit 2016, është 97.569.807.000 denarë, ndërsa mbulimi i importit me eksport 71,3 për qind.
Këmbimi tregtar sipas produkteve tregon se në eksport më e madhe është pjesëmarrja e katalizatorëve të bartësve me metale të çmuara ose komponime të tyre, sete të përçuesve për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, feronikeli dhe rrobat.
Në import, madje, më shumë janë të pranishme platini dhe legurët e platinit, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e fituara nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuara), metalet e tjera nga grupi i platinit dhe leguret e tij, të papërpunuara ose në formë të pluhurit dhe energjia elektrike. Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm tregtar, në periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar, Maqedonia më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Bullgarinë.
Rritet eksporti i mallrave nga Maqedonia by tvshenjaofficial