Në vendin tonë, më shumë se 100 000 qytetarë vuajnë nga sëmundja kronike e veshkëve në fazën e avancuar të sëmundjes, ose 10% i popullsisë. Sipas Shoqatës së sëmurëve nga veshkët Nefron, 1600 pacientë janë në fazën 5 ose të fundit të sëmundjes, kur kërkohet trajtimi i vazhdueshëm, 20 janë në dializë peritoneale dhe 200 persona jetojnë me veshkë të transplantuar.
Në Ditën Botërore të veshkëve, drejtori i Klinikës së Nefrologjisë Nikolla Gjeorgjievski, bëri apel për ngritje të vetëdijes për transplantim të veshkëve nga pacientë të vdekur.
Nikolla Gjeorgjievski, drejtor i Klinikës së Nefrologjisë
“Apeli im është të nrgitet vetëdija publike transplantimit të veshkëve nga person i vdekur. Dhënia e organeve përfaqëson një akt të madh humanizmi, solidariteti dhe të filantropisë. Me dhënien e organit, ju i mundësoni pikërisht kësaj kategorie të personave vulerabël, rehabilitim të plotë medicinal, social dhe mendor”.
Të njejtin apel e bëri edhe ministrii Shëndetësisë Azir Aliu, pasi siç u shpreh lista e pacientëve që presin për transplant është shumë e gjatë, kurse donor ka shumë pak.
Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë
“Lista që presin pacientët për transplant është shumë e madhe, por donor kemi shumë pak në listë. Ideja është që bashkë të punojmë me juve, me qytetarët, të gjitha institucionet shtetërore publike që të ngrejmë vetëdijen që dhurimi i organeve të jetë preoces normal i jetës sonë pasiqë njeriu lind edhe vdes, por kur edhe pas mbarimit të jetës tonë ju mundësojmë një jetë më kualitative një qytetari, do të ishte një akt shumë etik”.
Ndërkaq, kordinatorja nacionale e transplantit Biljana Kuzmanovska, tregoi se sidomos muajt e fundit kanë pasur një seri refuzimesh nga familjet për të donuar organin e pacientit të vdekur.
Biljana Kuzmanovska, kordinator nacional i transplantimit
“Për fat të keq, muajt e fundit kemi një seri refuzimesh nga familjet për të dhënë pajtim për të donuar organ që është i gatshëm për transplantim. Është fatkeqësi kur ju disa ditë përgatiteni për të bërë një transplantim, ekipi përgatitet dhe në fund familja refuzon”.
Sipas gjetjeve të Nefron, tek ne shumë pacientë sëmundjen e zbulojnë në fazë të vonshme, kur faza e dëmtimit të veshkëve është i avancuar. Kjo sëmundje kronike është globale dhe një sfidë shëndetësore në rritje, që godet 10% të popullsisë botërore ose 850 milion njerëz mbarë botën.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/


