Përderisa partitë e tjera ofrojnë projekte konkrete për investime dhe zgjidhje të problemeve jetësore, në ditën e tretë të fushatës parazgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim është partia e vetme e cila ende nuk ka prezentuar programin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut në takime me qytetarët ose konferencat për media. Në aktivitetet e këtilla, nga zyrtarë të ndryshëm të kësaj partie është dëgjuar vetëm një retorikë, kryeministri shqiptar, koha për kryeministrin shqiptar dhe të ngjashme.
E nga ana tjetër oponentët kryesor të BDI-së, koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, tanimë kanë filluar të shpalosin edhe kapitujt dhe projektet konkrete nga platforma e tyre e titulluar “Shtet për të gjithë”. Investime kapitale, zhvillim ekonomik, kthimi i shtesës për fëmijën e tretë, zgjidhja e problemit me shtetësinë, janë vetëm disa prej projekteve të cilët zyrtarë të dy partive kanë shpalosur si në tubime ashtu dhe në paraqitjet e tjera publike.
Analistë dhe njohës të zhvillimeve politike, që në fillim të fushatës ju kanë bërë thirje partive politike që në këto zgjedhje të ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet e qytetarëve e në veçanti të shqiptarëve. Shumica e analistëve thonë se qytetarët tanimë janë të lodhur nga retorika folkloriste.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/292306182148410/



