Paaftësia e VMRO-DPMNE-së për t’u përballur me pasojat e reshjeve të borës, është kërcënim për sigurinë e qytetarëve. Kështu akuzojnë nga LSDM pushtetin, përshkak të bllokimit të disa autostradave me dëborë, mëngjesin e sotëm. Bora thonë ata, ka shkakuar kaos të vërtetë në komunikacion, jo vetëm në vendbanime, por edhe në rrugë rajonale dhe autostrada.
LSDM
“Kjo situatë është edhe krahas asaj që këtë dimër, vetëm tani, institucionet shtetërore kanë harxhuar 219 milion denarë për krip. Tenderët më të mëdhenjë i ka marrë ndërmarrja për mirëmbajtjen e rrugëve ‘Rrugët e Maqedonisë’, e cila deri tani ka nënshkruar tre marrëveshje dyvjeçare në vlerë prej 1.3 milion eurosh në vit, për krip”.
Kurse nga VMRO i kundërpërgjigjen se politika e Venko Filipçes ka gjetur të fitoj poena politike edhe nga bora e janarit.
VMRO-DPMNE
“Për dallim nga vitet e kaluara kur bora ishte një mundësi që LSD të vjedh, tani institucionet po veprojnë. Ndryshe nga retorika e zhveshur e LSD dhe Filipçes, ja faktet: Dega Manastir ka hedhur 370m3 kripë, në Tetovë – Strazhë 400m3 kripë, Shtip, Berovë, Koçan dhe Dellçevë 300m3 kripë”.
VMRO thotë se janë të tmerruar nga politika LSDM-së dhe Venko Filipçes.
Emine Ismaili /SHENJA/