Sekretari i përgjithshëm I BDI-së z.Arbër Ademi në konferencë për media para gazetarëve u shpreh se BDI-ja me kohë ka alarmuar për Ligjin, të cilin, ai e quajti si, “Ligj I Karakamishevës”.
“Ne me kohë e kemi thënë se ky Ligj (i Përfaqësimit të drejtë) është i Karakamishevës, i cili tërësisht e minon (bllokon) Amandamentin 6. të Kushtetutës, pra, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat… Më mbani për fjale, nëse miratohet (kurse ne do të bëjmë çmos që të mos sillet), nuk do të ndryshoj aspak gjendja, nga gjendja pa ligj… Domethënë sot s’kemi ligj, s’kemi vota etnike…bile edhe nëse sillet, fare s’do të ndryshoj. Prandaj, maksimalisht do të bëjmë çdo përpjekje demokratike duke shfrytëzuar cdo mekanizëm demoratik në kuadër të Kuvendit Republikan, që të mos lejojmë që ky ligji i Karakamishevës dhe servilëve të saj si Jeton Shasivari, të mos kaloj”, ka thënë ndër të tjera në konferencën për media, sekretari i përgjithshëm i BDI-së z.Arbër Ademi.
Data 12.10.2026
Aktuale
- Konsensusi Kinë-BE mbi tregtinë e automjeteve parandalon përshkallëzimin e fërkimeve tregtare
- Kosova nën presion: Ndryshimet në ligjin për Specialen, një kërcënim për integrimin evropian
- Tragjedia në Pogragjë: Vrasja e një të riu trondit komunitetin
- BDI: MPB ta publikojë raportin e plotë për rrahjen e dy të rinjve
- Rënia e euros, Berisha: Leku është kthyer në narkos. Shqipëria shpallet de facto lavatriçja e parave të drogës mbi tokë
- Microsoft: Rregullat për inteligjencën artificiale janë më të dobëta se ato për qumështin
- Selin në pritje të ëmbel? Ky imazh me Gimbon ‘trazon’ rrjetin
- Musliu: Justina Shiroka-Pula do të ruajë integritetin e shtetit



