Me kamerë në dorë, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Daniella Arsovska ka vizituar të gjitha objektet që pretendon se janë pa leje e po ndërtohen në territorin e Komunës së Çairit. Duke denoncuar ato që i ka quajtur “shkelje bëra nga ana e Komunës së Çairit”, kryetaren e Shkupit e kanë shoqëruar edhe policia.
Veç asaj, Arsovska pretendon se kreu i Çairit i ka dërguar edhe njerëz për ta kërcënuar. Në fjalimin e saj në lidhjen live me qytetarët të cilin e ndiqnin qindra qytetarë, Arsovska u bëri ftesë Ganiut dhe Mexhitit ta takojnë.
Njoftoi se deri më tani të dokumentuara në Qytetin e Shkupit janë mbi 150 ndërtime pa leje të cilat janë bllokuar po nga qyteti i Shkupit.
DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT
“Lëvizja Demokratike tregoi kriminelit Visar Ganiu së bashku me Izet Mexhitin që të vijnë këtu. Dje ishte Rakip Doçi në Qytetin e Shkupit, në cilësinë e zëdhënësit që tentoi t’i përmirësojë gabimet e tyre. Thuajuni le të vijnë këtu, nëse janë burra, le të vijnë, jemi duke i pritur. Të gjithë ata njerëz që i ke në Komunë po t’i lëshosh që të kërcënohen pak janë. Jemi 30 veta këtu dhe presim që të vish. Lëshoje të gjith VLEN-in, adresoj këtu që të pështyjnë mbi mua nëse nuk kanë turp, nuk ndryshon asgjë, je kriminel, lejon ndërtime pa leje, dhe paraqitesh në konferencë vetëm atëherë kur të kapin se bën diçka që e ke të ndaluar”.
Ndonëse, Arsovska tha se ka ndalur ndërtimin e objekteve pa leje, Ganiu thotë se Inspektorati i Qytetit të Shkupit nuk ka vepruar tashmë tre vjet e gjysmë.
Ganiu shtoi se për tre vite e gjysmë Arsovska nuk ka shkelur në Çair dhe nuk ka bërë asnjë investim për këtë komunë.
VISAR GANIU, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Më vjen mirë që znj. Arsovska pas tre vite e gjysmë i shkel këmba në Çair, si kryetare e Qytetit të Shkupit, jeni dëshmitarë se unë me kohë, unë kam edhe letra komunikimi kërkojë që inspektorati i tyre të veprojë në komunën tonë dhe ne nuk kemi pasur asnjë përgjiegje deri më tani dhe më vjen mirë që ajo sot është zgju pas asaj konference…”
Se në Çair ka ndërtime pa leje nuk thuhet për herë të parë, në media ka pasur shpesh raportime për mënyrën se si në Çair ndërtohen objektet e më pastaj legalizohen. Për më tepër Ganiu dhe Mexhiti u akuzuan edhe për keqpërdorim të numrave arkivorë, duke i legalizuar objektet e reja si të ndërtuara në vitin me të cilin përputhet ligji i fundit për legalizim të objekteve pa leje.
Mevludin Imeri /SHENJA/