Qytetarët e Shkupit shprehen të pakënaqur me punën e komunave dhe shërbimeve komunale gjatë mandatit të kaluar. Ata kanë vlerësuar me notë negative komunën e tyre, ndërsa kritikat më të ashpra i adresojnë mirëmbajtjes higjienienike të rrugëve, gjë për të cilën thonë se gjatë këtyre viteve nuk është kujdesur aspak komuna. Ata po ashtu kanë kritikuar edhe instrastrukturën rrugore.
QYTETAR
“Përafërsisht deri diku”.
QYTETAR
“Prej komunës tonë, Studeniçan, hiç”.
QYTETAR
“Shumë dobët në Komunën e Çairit”.
QYTETAR
“Unë banoj në lagjen e Duqanxhikut. S’ka as higjienë as asjgë. Nuk vijnë fare të pastrojnë aty”.
Edhe qytetarët e Tetovës shprehen tejmase të zhgënjyer nga përfaqësuesit komunal për punën e deritanishme që e kanë bërë në këtë komunë. Banorë të revoltuar thonë se komuna nuk ka punuar aspak për ta, madje duke shtuar se ata shpesh kanë shkaktuar kaos në qytet.
QYTETAR
“Askush asgjë nuk ka bërë, as nuk kanë punuar, shihni vet çfar kaosi. Nuk duhet vetëm kur të vijnë zgjedhjet të punohet, shërbimet nuk janë aspak në nivel”.
QYTETAR
“Vet natyra flet, çfar do flasim ne. Nuk kam koment tjetër”.
QYTETAR
“Nuk jam i kënaqur…Nuk pres asgjë konkrete”.
QYTETAR
“Ata nuk i punojnë punët e veta, ata vetëm premtojnë, por asgjë nuk punojnë”
Duke u nisur nga përvoja e deritanishme, qytetarët shprehen skeptik edhe për mandatin e ardhshëm. Disa prej tyre shpresojnë se pas zgjedhjeve lokale gjërat do të ndryshojnë për të mirë, ndërsa disa prej tyre nuk besojnë se problemet në komunën e tyre do të përmirësohen.
QYTETAR
“Presim që diçka të përmirësohet, sidomos infrastruktura higjiena, në rregull të jetë gjithçka pastaj të hapen vende të reja të punës”.
QYTETAR
“Prej zgjedhjeve të ardhshme më shumë punë, më shumë punësime dhe më shumë higjienën ta mirëmbajnë nëpër fshatra”.
QYTETAR
“Të shohim me këto zgjedhje ndoshta do të jetë më mirë”.
QYTETAR
“Presim të jetë më mirë, por nuk besoj të jetë më mirë sepse këto që i kemi 14 vite, 12 vite në Qeveri asgjë nuk kanë bërë prej te Vardari e këndej”.
Pesimizëm edhe për mandatin e ri në Tetovë, megjithatë qytetarët thonë se kryetari i ri duhet të sjellë shumë ndryshime në këtë qytet.
QYTETAR
“Të vijë një njeri adekuad për atë pozitë, të kujdeset jo vetëm për karrigen aty, por të kujdeset edhe për qytetin dhe qytetarët”.
QYTETAR
“Nga kandidati i ri pres që të bëhet më mirë, që të kryhen punët që duhet bërë, të bëjnë më shumë për qytetarët”.
QYTETAR
“Presim më shumë, sepse tash shumë pak na është ofruar”.
Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kur qytetarët sidomos në komunat shqiptare duhej të zgjidhnin kryesisht mes dy kandidatëve, në këto zgjedhje do të ketë shumë më tepër kandidatura, nga më shumë subjekte politike.
Teuta Buçi dhe Emine Ismaili /SHENJA/
QYTETARËT TË PAKËNAQUR NGA KRYETARËT AKTUAL by tvshenjaofficial

