Qytetarët edhe sot I kanë bojkotuar marketet për shkak të çmimeve të larta. Bojkotimet e marketeve janë një akt simbolik që synojnë të dërgojë një mesazh të qartë për autoritetet dhe për kompanitë tregtare, se qytetarët kërkojnë një zgjidhje për çmimet tejet të larta të produkteve ushqimore, në këtë krizë ekonomike. Ndërkaq këtë më së miri e pohojnë qytetarët duke thënë që kjo është një ndër mënyrat për t’i bërë presion autoriteteve që të marin masa për tu ulur çmimet. Sipas tyre këto bojkotime duhet të zgjasin derisa të arriohet një zgjidhje konkrete.
Qytetari
“Po qytetarët, me të vërtetë mirë është që bëjnë bojkot sepse çmimet shumë të larta. Me rrogat që i kemi këtu në Maqedoni janë shumë të ulta. (a mendoni që bojkotimi do të ketë efekt për të marë masa)..po do të ketë. Po edhe ne i bojkotojmë, të gjithë qytetarët i bojkotojnë marketet. (a mendoni që duhet të zgjatë ky bojkot)Po më mirë është të zgjasë për shkak që t’i ulin çmimet, a nëqoftëse nuk bojkotojmë nuk i ulin çmimet vetëm më lartë i hypin”.
Ndërkaq një tjetër qytetar përveçse pohon që bojkoti është dashur të fillojë më herët, dhe atë të përkrahet nga të gjithë jo vetëm nga pakica, kritikon edhe shportën e konsumatorit duke thënë se funksionarët llogaritë i bëjnë për veten e tyre e jo për qytetarët.
Qytetari
“Po duhet me marë po nvaret prej qeverisë. Po nvaret prej tyre ata i kanë rrogat e larta për ne nuk mendojnë fare. Po është dashur më herët, jo një pakicë por të gjithë me dalë, të gjithë t’i mbyllin. Po dukshëm ka, me 1000 denarë… rogën e kemi.. azgjë nuk mundemi të marim me atë. Ata e kanë rogën 1000 e më shumë për 4 persona e bëjnë llogari për vete e bëjnë ata për shportën që ta mbushësh sa duhesh të marësh, ajo është puna”.
“Ata që kanë para do të hanë, po në çfarë të hamë”, kështu u shpreh një tjetër qytetare duke qenë e mendimit që bojkoti duhet të zgjasë derisa të ketë një zgjidhje konkrete për çmimet e larta.
Qytetare
“Po ata që kanë para vetëm ata do të hanë, ne çfarë të hamë…. tjetër çfarë të i’u tregoj. Po, po sigurisht, sigurisht që duhet të vazhdojë”.
Marketet luajnë një rol të rëndësishëm të jetesës nga ku qytetarët janë pjesë e tyre për të siguruar disa nga nevojat e tyre ushqimore, ndërkaq keqpërdorimi i pronarëve me çmime të larta ka ndikuar negativisht nga ku tashmë janë bërë target i kritikave dhe mungesës së transparencës në politikën e çmimeve.
Anida Murati /SHENJA/