Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore po prek ndjeshëm xhepat e qytetarëve dhe njëkohësisht ka krijuar pakënaqësi të gjerë. Për nesër është paraparë realizimi i nismës qytetare për të bojkotuar marketet, iniciativë kjo e cila përkrahet edhe nga funksionarë të lartë. Aot, qytetarët e intervistuar nga Televizioni SHENJA kanë shprehur revoltën duke theksuar se kjo situatë po kalon çdo kufi. Një qytetar ka thënë se e përkrah bojkotin, por mendon se përsëri kjo është e kotë pasiqë siç thotë ai, tregtarët e mëdhenj janë të lidhur me Qeverinë.
Qytetari
“Po do t’i bojkotojmë, e tepruan, përkundër standardit me 400 euro rrogë, çmimet janë për 1500 euro për të ruajtur 4 anëtarë. Kupton.. se ne çfarë do të bëjmë, përsëri atë e përmban qeveria, tregtarët, Ata janë të lidhur me qeverinë, marzha, atë, këtë, përdit i hypin çmimet. (a mendoni që bojkoti është dashur të fillojë më herët).. kot është, në këtë shtet është kot. Të mençurit ikën, budallenjtë ngelën këtu edhe pleqtë. (çfarë prisni nga bojkoti).. azgjë, azgjë, ku të blejmë, ku do të hamë, ska të tjera markete që të shkojmë tek tjetri të marrim, këto janë”.
Ndërkaq, edhe një tjetër qytetar pohon se çdo ditë kemi rritje të çmimeve.
Qytetarja 2
“Po, po, ç’do ditë rriten çmimet”
Sipas një tjetër qytetareje duhet bojkotuar të gjitha shitoret pa marrë parasysh nëse është market, apo e ngjashme.
Qytetarja
02:14 “Ndoshta, jo ndoshta, po sigurt Po , edhe atë në asnjë shitore, bukfalishtë në asnjë, pa dallim a është ai market, apo ndonjë kompani, apo për garberobë nuk është me rëndësi, nuk duhet askund të shkojmë nesër për të bërë pazar, asesi”.
Qytetarët shpresojnë që ky bojkot të jetë efikas dhe të normalizohen çmimet, të jenë në përputhshmëri me pagat në mënyrë që të gjithë të mund të bëjnë blerjet e tyre pa u shqetësuar se do t’iu mbarojnë paratë. Ky bojkot mbështetet edhe nga Oda e Zanatçinjëve nga ku dhe iu bëjnë thirje qytetarëve që të bëjnë zgjedhje të drejtë që sa herë që kanë mundësi të blejnë bukë, produkte të tjera ushqimore në furra, apo dyqane të tjera ta mbështetin prodhimin vendas duke bërë pazar me zanatçinjtë e vegjël.
Anida Murati /SHENJA/