
Takimin e mbrëmshëm i Ali Ahmetit me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, analistët politik e vlerësojnë se vjen si rezultat i asaj që një pjesë e BDI-së nuk duan koalicion me VMRO-në dhe sipas tyre, Ahmeti ka vepruar në këtë mënyrë për të demonstruar vullnetin politik se ka gjasa që të ketë koalicion qeveritar me LSDM-në dhe liderin e kësaj partie. Ata nuk e përjashtojnë mundësinë që Ahmeti po përgatit terrenin për zgjedhje të reja.
Analisti, Sefer Tahiri, vlerëson se pozicioni i liderit të BDI-së Ali Ahmeti, është i atillë që ai duhet të pret në zyrën e tij mandatarin për formimin e qeverisë, Nikolla Gruevski, ose kandidatin tjetër për mandatar, liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, e jo të vrapojë në selitë e tyre.
“Unë e shoh më tepër si një veprim politik apo si një vrap pas pushtetit, gjë që është normale sepse partitë politike luftojnë për pushtet megjithatë, nuk e shoh si hap të arsyeshëm në kuptimin e realizimit të agjendës apo platformës politike apo deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare, sepse me vetë faktin që partitë shqiptare u ofrohen në njëfarë mënyre partive maqedonase, ose në rastin konkret kemi LSDM-në, e cila nuk e ka marrë mandatin. Mendoj se bie niveli I kërkesave apo kompromisi duhet të jetë më I madh. Unë e shoh si vepriom jo taktik, i pamenduar mirë”, tha analisti Sefer Tahiri.
Ndërkohë, analisti Aco Kabranov, takimin e mbrëmshëm e ka vlerësuar si lojë të dyfishtë të Ali Ahmetit, pasi ai e ka kuptuar se çelësi për momentin ndodhet tek ai dhe se takimi i mbrëmshëm ishte që të merr pikë në fillimin e negociatave me VMRO-në dhe në vet partinë.
“Mendoj se ai ka rezistencë të madhe në BDI të shkoj me VMRO-në ndërsa nëse pyetni personalisht Ahmetin jam i bindur se përsëri do të vazhdonte me Gruevskin, përkatësisht me atë koalicion të tenderave sepse në lojë janë shuma të mëdha të të hollave. Mendoj se Ali Ahmeti tani aktron se gjithçka është në duart e tij por nuk e ka aspak të lehtë sepse ka rezistencë të madhe në parti dhe tek shqiptarët e cila absolutisht deklarohet kundër politikave të Gruevski ndaj shqiptarëve. Ndërsa Ahmeti nuk do të donte të braktis Gruevski. Unë jam i sigurtë në atë”, tha analisti Aco Kabranov.
Kabranov ka thënë se kjo lojë që po e luajnë liderët e VMRO-së dhe BDI-sëështëqë të shkohet në zgjedhje të reja. Sipas tij, për Gruevskin problem është PSP dhe Ahmeti këtu do ta ndihmojë.
Teuta Buçi /SHENJA/
Qeveria e re, analistët: “Ping-pongu” i Ali… by tvshenjaofficial