Qeveria dyshon në qëllimet e ish shefit të diplomacisë Bujar Osmanit, për propozimin që ai dha për ndryshimet kushtetuese. Pasi Osmani propozoi që të shtohet në klauzolë në ndryshimet kushtetuese, zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva, u shpreh se duke qenë se ai ishte në atë detyrë prej shumë vitesh, ka më së paku kredibilitet për të folur për këtë çështje.
Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë
“Dëgjuam deklaratën e ish-shefit të diplomacisë, i cili ka qenë në atë detyrë prej vitesh, dhe vlerësojmë se ai ka më pak kredibilitet për të folur për këtë temë për shkak se dyshojmë në sinqeritetin e synimeve të tyre kur japin propozime dhe zgjidhje për situatën në të cilën ndodhemi lidhur me këtë çështje”.
Ish-ministri i MPJ-së, Bujar Osmani për TV 21 tha se që ndryshimet kushtetuese të realizohen, të vendosjet klauzolë në ligjin për zbatimin e Kushtetutës, respektivisht që nëse Bullgaria në 5 vitet e ardhshme vazhdon ta pengojë RMV-në me çështje tjera në rrugën drejt BE-së, atëherë Parlamenti të ketë të drejtën që t’i suspendojë ndryshimet kushtetuese.
Përshkak të mos zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia e Veriut nuk i nisi negociatat me BE-në. Rrugën e Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së e pengon Bullgaria e cila kërkon që popullsia bullgare të vendoset në Kushtetutën e RMV-së.
Emine Ismaili /SHENJA/