Një miliard euro është vlera e një projekti në energjetikë, që është përzgjedhur ta bëjë “Kazanxhi Group”. Mes Qeverisë dhe kompanisë turke u nënshkrua memorandum për mirëkuptimi. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski me këtë investim hapen mundësi të reja për industrinë, mbështetet gazifikimi, hapen vende të reja pune dhe forcohet qëndrueshmëria energjetike e vendit.
Hristijan Mickoski, kryeministër
”Projekti parashikon tre komponentë kryesorë: Zhvillimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike; Ndërtimin e një rrjeti të shpërndarjes së gazit natyror; Si dhe masa për rritjen e sigurisë së furnizimit me gaz”.
Drejtuesi i kompanisë Shaban Xhemil u pyet se a do të kenë sukes në këtë tentim të dytë përshkak se kjo kompani edhe njëherë kishte provuar të hyj në tregun e vendit tonë, gjatë qeverisjes së kaluar, ai u përgjigj vetëm se projekti do të realizohet së shpejti.
Shaban Xhemil, Kryesues i Kazançi Hollding AS
“Shpresoj se ky projekt do të realizohet në një të ardhme më të afërt”.
Sipas informacioneve të TV Tellma, Aksa Dogallgas, që është pjesë e grupacionit të Kazanxhi Group, duhej të ndërtonte rrjetin shpërndarës të gazit nëpër amviseri në vendtin tonë, por nuk u arrit marrëveshjes mes kompanisë dhe qeverisë së atëherëshme, përshkak të kërkesave të veçanta të kompanisë. Kompania kishte kërkuar ndryshim të formulës e cila përdoret për përllogaritjen e fitimit të kompanisë, gjegjësisht kishin kërkuar që në formulë të vendoset edhe inflacioni, kërkesë kjo e cila kishte qenë e pa pranueshme për Qeverinë.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/