“Qentë endacak po vazhdojnë të jenë një shqetësim i madh për qytetarët. Sulmet ndaj kalimtarëve po shkaktojnë frikë dhe pasiguri, nga ku rasti i fundit, ku një fëmijë në oborin e shkollës e ka kafshuar një qenë endacak ka shkaktuar edhe më shumë panik në vend”.
Ky rast i ndodhur në shkollën fillore “Toli Zordumis” në Kumanovë ka rikthyer në vëmendje nevojën për një menaxhim më të organizuar ndaj qenve endacak, mbase sterilizim, vaksinim dhe siguri më të shtuar.
Më 21 prill ka ndodhur një incident ku një qen endacak në oborrin e shkollës gjatë kohës së pushimit ka sulmuar një nxënës të klasës së pestë. Nxënësi është me lëndime, kanë reaguar mësimdhënësit dhe personeli teknik që ka qenë aty në atë moment, pasi janë larguar qentë, nxënësi ka qenë dukshëm i shqetësuar, i është thirrur prindi për ta dërguar fëmijën e tij në mjek që ta shohë se për çfarë lëndime bëhet fjalë. Familja kërkon reagim urgjent nga institucionet kompetente dhe ndërmarrjen e masave konkrete për largimin e qenve endacakë nga hapësirat publike, veçanërisht nga ambientet shkollore.
Qytetar
“Po shumë herë ka ndodhur raste këtu tek shkolla Toli ku i kemi pru fëmijët, për këtë shkak me veturë i bijmë këtu. Këta janë fëmijë të vegjël munden ti kafshojnë, sikur që e kanë kafshuar para zdi sa ditëve, këtu ka shumë edhe mosinteresim, se hyjnë edhe brenda në obor të shkollës. Situatë ma e rrezikshme më nuk ka, ti tek shkolla po i bje fëmijët siç duhet, po kthehet i lëndum, sepse ato qentë që janë pa vaksina, ata janë shumë të rrezikshëm.Kjo nuk është në rregull duhet çdo drejtor ose si shtet duhet ti përcjellë këto gjëra mos të ndodhë diçka më e madhe”.
Qytetar
“Po tek obori i shkollës, e para spitalit, kjo është gjë shumë e keqe. Në mëngjes po duhet me i pru në shkollë, në drekë ashtu, në aksham njejt, edhe shumë jemi në zor prej qenve. Besoni se fëmijën e kam me trauma, mos të ishte ndonjë kalimtar duke kalu ka qenë duke ma sulmuar fëmijën qeni. Po duhen të meren masa, kemi qenë në polici, në komunë, tek drejtori, askush nuk mer masa. Thonë që do të bëhet por askush nuk mer përgjegjësi, duhet të bëhet ndonjë zgjidhje, jo vetëm kur të jenë votimet të vijnë pas nesh të vrapojnë”.
Ndërkaq, drejtori i shkollës, Dejan Mlladinovski thotë seproblemi nuk është te shkolla, por jashtë shkollës, te institucionet, Komuna e Kumanovës, MPB, Ministria e Arsimit, por para së gjithash te Inspektorati për Mjedisin Jetësor. Sipas tij, nuk ka vend për panik që nxënësit të mos vijnë në shkollë.
Dejan Mlladinovski, drejtori i shkollës Toli Zordumis në Kumanovë
“Unë nuk do të pajtohesha me ju se nuk ka siguri në shkollë. Pse?! Sepse, në shkollë, të paktën për shkollën qendrore ka disa hyrje, për nevoja urgjente. Unë si drejtor kam reaguar te institucionet kompetente, kam marrë njoftim para dy muajve se në rrjedh është shpallja e tenderit për operator i cili do t’i strehojë. Unë në ndërkohë gjatë çdo denoncim të prindërve dhe mësimdhënëse, kontaktoj sërish me Komunën e Kumanovës me repartin inspektues i cili kujdeset për këtë. E kam informuar gjithashtu edhe MPB-në, para dy – tre javëve kam biseduar edhe me inspektorin për mjedis jetësor në Komunën e Kumanovës, ai më informoi se, tenderi veç më ka përfunduar dhe se ka operator ekonomik që kujdeset për këtë”.
Ndërkaq, udhëheqësi i sektorit për mbikëqyrje inspektuese në komunën e Kumanovës, Boban Bojkovski, thotë se në përputhje me ligjin, Komuna e Kumanovës ka shpallur tender dhe instituti i veterinerëve “Todor Velkov” ka fituar atë tenderë për strehimin e qenve endacakë.
Boban Bojkovski, udhëheqës i sektorit për mbikëqyrje inspektuese në komunën e Kumanovës
“Gjithashtu, bëhet plan dyvjeçar për strehimin e qenëve në hapësira publike të qarkullimit dhe tani shkohet sipas atij plani. Nga 12 marsi i vitit 2026 ne e kemi marrë atë tenderë dhe nga ajo periudhë ne në mënyrë intensive bëjmë grumbullimin e qenve, posaçërisht në atë pjesë. Sa i përket hapësirës së oborreve, komptencat janë ekskluzivisht të institucioneve. Njerëzit që kanë fituar tenderit, sipas ligjit, nuk munden të futen në oborre”.
Pavarësisht shqetësimeve të qytetarëve dhe rasteve të përsëritura, problemi i qenve endacakë mbetet ende i pazgjidhur plotësisht. Qytetarët kërkojnë masa konkrete dhe një menaxhim më efikas nga institucionet përgjegjëse.
Anida Murati /SHENJA/

