Kjo javë do jetë vendimtare për thuajse gjithë rastet që i ka hapur Prokuroria Speciale pasi PSP-së pas katër ditësh i skadon mandati për ngritjen e aktakuzave. Shkaku i afatit, këtë javë do të ketë akuza masive për 20 rastet e Speciales përveç për rastin “Talir” në të cilin u zbulua finacimi i paligjshëm i VMRO DPMNE-së, pasi siç mëson “Dojçe Vele”, Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski dhe Martin Protugjer nuk i kanë pranuar ftesat për marrje në pyetje. E kjo në rrethana juridike është pamundësi për të ngritur akuzën pasi nuk ka deklaratë nga të dyshuarit kryesor. Nga PSP sot nuk deshën të japin të dhëna zyrtare nëse vetëm “Talir” do të shpëtojë pa akuzë, por ditëve në vazhdim do të kuptojmë se kush do të dalë para gjykatës.
Edhe pse Nikolla Gruevski mund përkohësisht të ikë nga kualifikimi- i akuzuar për financim të paligjshëm dhe pastrim parash, ai është i akuzuar në rastin e dhunës në Komunën Qendër, është i dyshuar në rastin e rrënimit të objektit “Kozmos”, është i përfshirë në rastin e blerjes së Mercedesit prej 600 mijë eurosh, në ndërtimin e një autostrade dhe në krimin zgjedhor që u zbulua në rastin “Titanik”.
Prokuroria Speciale në konferencën e fundit ishte decide se ata do të vazhdojnë me hetimet, pavarësisht nëse kanë ose jo mundësi për ngritjen e akuzave. Provat e mbledhura sikurse për rastin e “Sopotit” do t’ia dorëzojnë Prokurorisë së rregullt. Por nuk u qartësua nëse këtë praktikë do ta zbatojnë edhe për rastin “Monstra” i cili të enjtën përsëri do të dalë para Gjykatës Supreme me ankesën ndaj burgut të përjetshëm.
Deri tani PSP ka dalë të mbrojë aktakuzën në gjykatë për tre lëndë. Në rasti “Fortesa2” për shkatërrimin e dokumentacioneve ku figuronin informatat për përgjimin dhe shkatërrimin e paligjshëm të pajisjeve të përgjimit. Në rastin “Shuplakat e Zhernovskit” për dhunën në Komunën Qendër dhe në rastin “Transportuesi” për çmimet astronomike të transportit të nxënësve në Manastir.
Për nga numri i të akuzuarve, “Titanik” dhe “Target”, për krimin zgjedhor dhe përgjimin masiv janë lëndët më të mëdha që janë hapur, por PSP ka hetuar edhe Ditëve në vazhdim do të dihen edhe zyrtarisht emrat e zyrtarëve që do të akuzohen për vepra të ndryshme penale si krim financiar, krim zgjedhor, bashkim kriminel e të tjerë.
Në mënyrë që Specialja të mos jetë e kufizur me afatete e ngritjes së akuzave, nevojitet dy e treta e votave të deputetëve për tia vazhduar afatin, ose për ta hequr tërësisht korrnizën kohore. Por meqë VMRO DPMNE është decide se nuk voton një propozim ndryshim të tillë, do duhet të gjenden alternativa të tjera për integrimin e Speciales në sistemin e rregullt të Prokurorisë Publike.
Ferikan Iljazi /SHENJA/

