Të rinjtë në vend, nuk janë të përfshirë aq sa duhet në programet e Fondeve IPA 2, dhe se ekzistojnë mundësi serioze për avancimin e pjesëmarrjes së tyre. Ky është vlerësimi i Aleksandar Kolekeskit, nga Evro Think, në diskutimin e sotëm për angazhimin rinor në bashkësi, nga Rajoni planifikues i Shkupit. Kolekeski, vlerëson se nëse të rinjtë inkuadrohen në fazë më të hershme, do t’i adresojnë problemet e tyre dhe në atë mënyrë do të gjinden mjete në program, të cilat mund t’i shfrytëzojnë më tej.
“Me qëllim që të ngritet vetëdija në shoqëri, ne bëjmë seri të ngjarjeve në rajonet e planifikuara në RM. Kjo është ngjarja e parë që ka për qëllim ta avancojnë dialogun mes grupeve, të rinjve, me qëllim që të krijohen parakushte për partneritet dhe pjesëmarrje të organizatave qytetare, të organizatave rinore qytetare në lidhur me programimin e Fondeve IPA, shfrytëzimin e tyre në bashkësi dhe pjesëmarrje më të madhe në bashkësi përmes mjeteve të cilat do të mund të tërhiqen nga fondet IPA 2”, tha Aleksandar Kolekeskit nga Evro-Think.
Biljana Dukovska, përfaqësuese e zgjedhur e Mekanizmit IPA 2 për sektorin e gjashtë-Arsim, thotë se në vitin 2012 kur filloi plani për strategjinë për të rinjë në qytetin e Shkupit, më shumë se 73 % e të rinjve nuk kanë qenë aspak të angazhuar në mjediset e tyre, megjithatë kur janë pyetur a dëshironi të përfshiheni për të kontribuar vullnetar, gjysma e tyre kanë shprehur vullnet dhe i kanë dhënë përparësi nevojës që ata të inkuadrohen.
“Sot situata është më ndryshe, organizimi i platformave të mëdha të të rinjve dhe Këshilli nacional i të rinjve në Maqedoni tregon nevojën se të rinjtë e dinë se çfarë duan dhe kërkojnë mekanizma si të dëgjohen, por jo vetëm në aktivitetet kulturore dhe sportive por edhe në pjesën e krijimit të politikave që kanë të bëjnë në zhvillimin lokal dhe shoqëror”, tha përfaqësuesja e mekanizmit IPA 2, Biljana Dukovska.
Mekanizmi IPA është mekanizëm aktiv për bashkëpunimin e organizatave qytetare dhe bashkëpunimit me vepritarët tjerë lidhur me krijimin e politikave që kanë të bëjnë me proklamimin, monitorimin dhe zbatimin e mjeteve IPA 2.
Projekte nga fondet IPA për përfshirjen e të… by tvshenjaofficial
Powered by WPeMatico