Presidentja, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk e ka nënshkruar Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, i cili parashikonte vendosjen e licencave dygjuhëshe në kopshtet e fëmijëve. Informacionin se kreu i shtetit nuk e ka vënë firmën mbi ndryshimet ligjore e ka bërë të ditur LSDM e cila e ka përshëndetur këtë veprim. Nga SDSM akuzojnë se është shkelur Rregullorja e Kuvendit nga Kryetari i Kuvendit, i cili ka anashkaluar Komisionin për Politikë Sociale si trupin përkatës dhe ndryshimet janë kaluar përmes Komisionit për Energjetikë. Opozita SDSM kërkon që Qeveria të heqë dorë plotësisht nga ndryshimet ligjore dhe të tërheqë Ligjin për shkak të dispozitave problematike.
LSDM
“Ne e përshëndesim veprimin e presidentes dhe kërkojmë nga qeveria që të tërhiqet nga synimet për shkak të dispozitave të diskutueshme që përmban. Neni 9 dhe Neni 10 i Projektligjit për ndryshim, i propozuar nga Qeveria, që nënkupton futjen e licencave dygjuhëshe në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Është kontestuese sepse ky segment rregullohet me një ligj tjetër që përcakton përdorimin e gjuhëve, por edhe me Kushtetutën e shtetit”.
Nga Qeveria kanë njoftuar se Ligji për mbrojtjen e fëmijëve do të rishikohet dhe se do të paraqitet përsëri para deputetëve sipas procedurave ligjore, por nuk e kanë komentuar Veto-n e Sijanovskës.
Edhe Kryetari i Levicës, Dimitar Apasiev, e ka lavdëruar vendimin e Presidentes Sijanovska, për vendosjen e Vetos ndaj, ligjit për licencat dygjuhëshe për kujdestarët në kopshtet, të cilin, siç thotë ai, VMRO-DPMNE po përpiqej t’a kalonte nëpërmjet Komisionin për Energjetikë, për të kënaqur VLEN-in. E majta në një konferencë për media para dhjetë ditësh kërkoi nga Siljanovska që të mos e nënshkruajë Dekretin për Ligjin për Licenca Dygjuhëshe për Kopshtet. /SHENJA/