Tom Fitton, presidenti i Judicial Watch, ka deklaruar në një intervistë me Tucker Carlson në FOX NEWS, se Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim, që është një sipërmarrje e financuar nga Sorosi, ka harxhuar rreth 9 milionë dollarë për të fuqizuar qeverinë socialiste të Shqipërisë.
Në një shpjegim shterues dhe mjaft domethënës për zhvillimet politike dhe të sistemit të drejtësisë, Fitton është shprehur se DASH dhe USAID mbështetën qeverinë socialist-komuniste në Shqipëri, operacionet e Sorosit, dhe e bënë këtë me paratë e taksapaguesve amerikanë.
‘E bënë në vitin 2016 dhe madje e vazhduan edhe gjatë pjesës së parë të administratës Trump në vitin 2017, duke bashkë-sponsorizuar sondazhe të popullatës që gjeneruan 91 për qind mbështetje në favor të operacioneve pro-qeveritare dhe pro-Soros, të cilat do të kufizonin pavarësinë e sistemit gjyqësor. Si të gjitha qeveritë autokratike, ata nuk e pëlqejnë një gjyqësor të pavarur, prandaj përpiqeshin ta reformonin sistemin gjyqësor në një mënyrë që ta vendosnin nën kontrollin e qeverisë socialiste’, theksoi Tom Fitton.
Intervista:
Tucker Carlson: …9 milionë dollarë për të mbështetur diçka të quajtur Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim, që është një sipërmarrje e financuar nga Sorosi. Sipas Judicial Watch, këto para nuk bënë thuajse asgjë tjetër veçse fuqizuan qeverinë socialiste të Shqipërisë, e cila shpenzon shumë kohë duke e bërë popullin e saj edhe më të mjeruar. Tom Fitton është presidenti i Judicial Ëatch, dhe na bashkohet sonte.
Një nga arsyet që jam shumë i kënaqur që je këtu, Tom, është sepse ti zakonisht bashkon pjesët e historive. Administrata Obama ka përfunduar, por ka shumë gjëra që ata bënë dhe ne nuk dimë asgjë për to, sepse shtypi refuzoi t’i mbulonte ato histori. Na e trego këtë pjesë të vogël të saj. Çfarë bënë ata në Shqipëri dhe pse?
Tom Fitton: Ata mbështetën qeverinë socialist-komuniste atje, operacionet e Sorosit, dhe e bënë këtë me paratë e taksapaguesve. E bënë në vitin 2016 dhe madje e vazhduan edhe gjatë pjesës së parë të administratës Trump në vitin 2017, duke bashkë-sponsorizuar sondazhe të popullatës që gjeneruan 91 për qind mbështetje në favor të operacioneve pro-qeveritare dhe pro-Soros, të cilat do të kufizonin pavarësinë e sistemit gjyqësor. Si të gjitha qeveritë autokratike, ata nuk e pëlqejnë një gjyqësor të pavarur, prandaj përpiqeshin ta reformonin sistemin gjyqësor në një mënyrë që ta vendosnin nën kontrollin e qeverisë socialiste.
Dhe ajo që është shqetësuese, është se Sorosi nuk ka nevojë për para nga taksapaguesit për të bërë ndonjë nga këto punë mbështetëse, por Departamenti i Shtetit dhe USAID po bashkëpunojnë me Sorosin dhe po lejojnë Sorosin të përcaktojë agjendën tonë të politikës së jashtme. Dhe së dyti, sipas këtyre dokumenteve, operacionet e Sorosit u lejuan të hynin në Departamentin e Shtetit dhe të ofronin shqyrtime teknike për aplikime të tjera për financime të tjera qeveritare në Shqipëri.
Tucker Carlson: Por George Sorosi i urren Shtetet e Bashkuara, dhe këtë e gjykoj nga projektet që ai financon, të gjitha të projektuara për të ndryshuar vendin siç është tani ose për të penguar interesat e SHBA-së.
Pra, pse dreqin një Departament i Shtetit do jepte para për një operacion të financuar nga Sorosi?