Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër ish-drejtor Ekzekutiv në M-NAV, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe kundër B.A si ushtrues i detyrës së udhëheqësit të Departamentit të Prokurimit Publik në M-NAV për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, “Punë e papërgjegjëshme në shërbim”, për të cilët thonë se e kanë dëmtuar buxhetin e M-NAV në vlerë prej 1.493.433 denarësh.
POLICIA FINANCIARE
“I dyshuari i parë V.K. ka keqpërdorur pozicionin dhe autoritetin e tij zyrtar në mënyrë që ka bashkuar 2 prokurime publike krejtësisht të ndryshme dhe të papajtueshme në një të vetëm, përkatësisht një prokurim për zhvillimin e një zgjidhjeje plotësisht funksionale për menaxhimin e dokumenteve, pra prokurimin e një zgjidhjeje softuerike, me prokurimin e arkivimit fizik dhe elektronik të dokumenteve dhe duke përfituar nga pozicioni i tij zyrtar, gjatë vitit 2022 zhvilloi specifikime teknike dhe dokumentacion tenderimi me kushte diskriminuese dhe joproporcionale”.
Ndërkaq për të dyshuarin e dytë B. A, nga policia financiare thonë se si personi i vetëm i autorizuar për të kryer procedurat e prokurimit publik, duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur, ka vepruar me neglizhencë në kryerjen e kompetencave dhe detyrave të tij.
POLICIA FINANCIARE
“I dyshuari i dytë B.A ka vepruar me neglizhencë në kryerjen e kompetencave dhe detyrave të tij, në një mënyrë të tillë që, megjithëse ishte në dijeni se dokumentacioni i tenderit dhe specifikimet teknike të përgatitura në këtë mënyrë ishin përgatitur në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, i publikoi ato në sistemin elektronik të prokurimit publik, duke mundësuar kështu zbatimin e të njëjtës”.
Nga policia financiare thonë se me kriteret e përcaktuara diskriminuese dhe joproporcionale për përzgjedhje cilësore, duke zvogëluar konkurrencën, të dyshuarit dëmtuan buxhetin e Shoqërisë Aksionare Shtetërore për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror M-NAV ShA Shkup në shumën prej 1.493.433,00 denarë, për të cilën shumë i mundësuan të përfitojë personit juridik Shoqëria për Skanim, Përpunim dhe Ruajtje të Dokumenteve Contego DOO Shkup, me të cilën është lidhur kontratë”.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/