Një person ka mbetur i plagosur në rrugën “Metodija Mitevski”në Çair. Bëhet fjalë për pjesëtar të Policisë, më konkretisht të Njësitit për Renditje të Shpejtë. Raportohet se pjesëtari i policisë, në momentin kur është shtënë ndaj tij nuk ka qenë në detyrë zyrtare.
Ndërkohë, policia ka dhënë detajet e para në lidhje me rastin.
MINSITRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Më datë 03.09.2022 në orën 21:16 nga spitali Nënë Tereza është denoncuar se tek ata është sjellë R.M (24) i lënduar me armë zjarri në rrugën Metodija Mitevski në Shkup. Sipas R.M. atë e ka sulmuar një person nga fshati Haraçinë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”
Ndërkohë, zyrtarët shtetërorë në vazhdimësi ju bëjnë thirrje qytetarëve që ta kuptojnë se sulmi ndaj personave zyrtar merr dënim të rëndë nga shteti. Gjatë një paraqitje për media gjatë vizitës në spital për të disa policëve të plagosur në protesta në korrik të këtij viti, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se kushdo të sulmon policët do të dënohet rëndë.
Enis Murtezi /SHENJA/