Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi njoftoi se pesë personat e dyshuar në rastin e sekuestrimit të rreth 5 tonëve marihuanë, të gjetur në fshatin Konjuh afër Krushevcit, kanë zgjedhur të mbrohen me heshtje gjatë seancës gjyqësore. Sipas autoriteteve serbe, droga dyshohet se është siguruar në territorin e Maqedonisë së Veriut, prej nga më pas është transportuar ilegalisht drejt Serbisë. Ndaj të dyshuarve është hapur hetim për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, ndërsa prokuroria ka kërkuar paraburgim për të gjithë. Njëri prej të dyshuarve, Aleksandar Mijajloviq, që konsiderohet organizatori i grupit kriminal, ndodhet në arrati dhe për të është kërkuar edhe fletarrest ndërkombëtar. Hetimet tregojnë se grupi ka vepruar në mënyrë të organizuar dhe ndërkombëtare, duke siguruar mbi 5 tonë marihuanë në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit janar, e cila më pas është transportuar përtej kufirit, është ruajtur në depo private dhe është përgatitur për shitje të mëtejshme në Serbi. Mediat serbe raportojnë se një nga të dyshuarit është bashkëpronar i një kompanie në Shkup të regjistruar për prodhimin e kanabisit mjekësor, fakt që ka ngritur dyshime shtesë mbi origjinën e drogës. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se bëhet fjalë për sekuestrimin më të madh të drogës në historinë e policisë serbe. Për krahasim, sekuestrimi më i madh i mëparshëm kishte qenë rreth 2 ton, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar u konfiskuan gjithsej 6.1 ton narkotikë. /SHENJA/
Data 01.02.2026
Aktuale
- Nga 67 mijë euro të taksapaguesve, në ‘thërrime’: Audi luksoz i Merkos shitet për çmimin e një veture të përdorur!
- (VIDEO) Mickoski: Do ta respektoj vendimin e Kushtetueses për “Safe City”
- Opozita dhe marrëdhëniet ndërkombëtare
- Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Belind Këlliçi: Gurë e baltë aty ku Balluku pozonte për suksese, duhet të zhbllokohet drejtësia për rrugët
- Bllokimi i rrugës Librazhd-Prrenjas, reagon Klevis Balliu: Rrezik për jetën e qytetarëve! Arsyeja është vjedhja dhe korrupsioni i Ramës dhe Ballukut
- (VIDEO) Pesë ton mariuhanë me origjinë nga RMV kapen në Serbi
- Prej orësh aksi Librazhd–Prrenjas, dhjetëra automjete të izoluar, flasin qytetarët: Jemi të sëmurë dhe në të ftohtë, askush nuk na jep informacion
- Fati i “Safe City” në duart e Gjykatës Kushtetuese, Mickoski: Vendimi i tyre do të jetë final!


