Gjashtë persona janë privuar nga liria për dhunë familjare, gjithsej ka pasur shtatë kallëzime vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Kështu njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Dhuna fizike më shumti ka ndodhur mes çifteve bashkshortore, por nuk është kursyer dhuna as edhe e babait nga djali, apo djalit nga babi. Nga MPB, njoftojnë se rastet e dhunshme kanë ndodhur në disa qytete të vendin, duke përshirë Shkupin, Kumanovën, Vallandovën, Strumicën dhe Vinicën.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Më 21.03.2026 në orën 02:00, nëpunës policorë e privuan nga liria K.A.(27) nga rajoni i Shkupit, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të babait të tij 68-vjeçar se rreth orës 18:00, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, duke përdorur një mjet të fortë ia ka dëmtuar automjetin e udhëtarëve dhe më pas ia ka thyer xhamin e përparmë të automjetit”.
Dhunë ka pasur edhe ndaj grave, ku bashkëshorti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Më 20.03.2026 në një fshat të komunës së Vallandovës, nëpunës policorë e privuan nga liria një 29-vjeçar pasi në shtëpinë familjare fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 26-vjeçare. Ndërkaq, poashtu në këtë datë, në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria R.P.(52) nga Strumica, pasi në shtëpinë familjare fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 46-vjeçare”.
Për rast të njejtë informojnë edhe nga SPB Kumanovë, të cilët theksojnë se është privuar nga liria N.D.(44) nga Kumanova, pasi fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 32-vjeçare. Ndërkaq, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.B.(33) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij se rreth orës 19:30 në shtëpinë familjare në Shkup fizikisht i ka sulmuar atë dhe fëmijën e tyre të mitur. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse. /SHENJA/


