Prokuroria ka ngritur padi për dhunë mizore dhe nxitje për vetëvrasje, për bashkëshortin e gruas së re që kërceu nga ballkoni i saj në Karposh. Ndaj tij, prokurori publik propozoi zgjatjen e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë që ai të vazhdojë të kryejë krime të dhunshme.
Prokuroria sqaron se ditën kritike, më 2 mars, në disa lokacione në Shkup, i dyshuari e kishte dhunuar gruan e tij, duke i ka shkaktuar lëndime fizike. E ka goditur me shuplaka dhe grushte, nga të cilat në një moment ajo edhe e humbi vetëdijen. Po atë ditë, tregojnë më tej,në parkingun pas Gjykatës Themelore Penale në Shkup, i akuzuari i ka bërë kërcënime serioze me jetë të dëmtuarës.
Prokuroria Themelore Publike
“Abuzimi e çoi gruan në gjendje të rëndë psikologjike, frike, pashprese dhe ndjenje pafuqie, dhe pa qenë në gjendje të menaxhonte dhe kontrollonte në mënyrë të arsyeshme veprimet e saj, ajo kreu vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit të saj në katin e gjashtë së bashku me vajzën e saj”.
I akuzuari shtojnë ata një periudhë të gjatë është sjellur në mënyrë mizore dhe çnjerëzore ndaj të dëmtuarës, e cila ishte në një pozicion varësie dhe nënshtrimi faktik dhe ekzistencial ndaj tij.
Prokuroria Themelore Publike
“I akuzuari e kishte bindur të ndjerën Ivana Jovanovska që në nëntor 2022, nëpërmjet një Marrëveshjeje Dhurate, t’i jepte atij pjesën e saj të apartamentit në të cilin jetonin së bashku me vajzën e tyre të mitur, me marrëveshje që ajo dhe vajza të vazhdonin të jetonin në apartament. Megjithatë, pasi fitoi pronësinë, i akuzuari filloi ta abuzonte psiqikisht dhe fizikisht atë, dhe në vitin 2025 intensiteti i abuzimit u përshkallëzua në trajtim mizor dhe çnjerëzor të gruas së tij”.
Po ashtu tregojnë se i akuzuari e rrihte dhe e poshtëronte gjithnjë e më shumë gruan në shtëpinë e tyre në prani të vajzës së tyre të mitur, në vende publike dhe para dëshmitarëve të tjerë, duke e kërcënuar se do ta nxirrte nga shtëpia ku jetonin dhe se do t’ia merrte vajzën e tyre të mitur.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/


