Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ka ngritur padi penale në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër ministrit të brendshëm Oliver Spasovskit (49) nga Kumanova për shkak të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Përkatësisht thekuan se bëhet fjalë për periudhën gjatë vitit 2021, ku i ka mundësuar një personi juridik inspektim teknik në komunën e Sarajit të përfitojë dobi të paligjshme pasurore në shumë prej 5.565.927 denarësh.
Ministria e Punëve të Brendshme
“Oliver Spasovski gjatë kryerjes së detyrës së ministrit të Brendshëm, përkatësisht gjatë vitit 2021, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, i ka mundësuar një personi juridik – inspektim teknik në komunën e Sarajit të përfitojë dobi të paligjshme pasurore në shumë prej 5.565.927 denarësh”.
Sipas njoftimit të ministrisë, Spasovski ka kryer krimin në atë mënyrë që nuk ka nxjerrë vendim për revokimin e autorizimit për inspektim teknik brenda afatit të përcaktuar me ligj bazuar në një propozim të paraqitur nga një njësi organizative kompetente për çështje civile. Edhe pse e dinte se afati për lëshimin e vendimit për revokimin e autorizimit ishte jo më vonë se 15 ditë nga data e paraqitjes së çështjes, ai nuk e kreu detyrën e tij zyrtare në përputhje me nenin 65, paragrafi 3 i Ligjit për Automjetet dhe nenin 5 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e lëshimit dhe revokimit të vendimit për autorizimin e personit juridik për të kryer inspektim teknik të automjeteve dhe për kategoritë e automjeteve për të cilat lëshohet autorizim për inspektim teknik të automjeteve.
Anida Murati /SHENJA/


