Derisa ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari shëtit nëpër SHBA pacientët në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë kanë mbetur pa terapi biologjike. Kështu akuzojnë nga LSDM-ja opozitare. Ata qeverinë e quajnë të paaftë, për t’u përballur, për siç thonë me nevojat elementare të qytetarëve.
LSDM
“Kjo është e papranueshme dhe është dëshmi e mëtejshme e paaftësisë së qeverisë Mickoski dhe ministrit Taravari për t’u marrë me nevojat elementare të qytetarëve dhe të sistemit shëndetësor. Në vend të përgjegjësisë dhe furnizimit në kohë, ne shohim vetëm justifikime dhe pengesa administrative që thellojnë krizën”.
Nga Klinika Universitarepër Radiologji dhe Onkologji për MIA-n thanë se kjo problematikë është si rezultat i procedurave administrative.
Klinika Universiatre e Onkologjisë dhe Onkologjisë
“Situata e disponueshmërisë së terapisë biologjike është rezultat i procedurave administrative që realizohen në pajtim me buxhetin për vitin 2024. Ky buxhet është përgatitur në vitin e kaluar në bazë të përqindjeve për atë periudhë dhe nuk e ka pasqyruar plotësisht nevojat aktuale të klinikës. Poashtu, duhet të merret parasysh edhe rritja e vazhueshme e numrit të pacientëve onokologjik, si dhe kompleksiteti i proceseve administrative dhe financiare që ndikojnë në prokurimin e barnave”.
Nga Onokologjia po ashtu kanë thënë se tashmë po ndërmerren masa për përmirësimin e blerjeve dhe thjeshtësimin e procedurave. Ndërkohë, pacientët sipas tyre, po trajtohen me terapinë që momentalisht është e disponueshme në klinikë, në përputhje me rekomandimet e specialistëve dhe protokollet e trajtimit mjekësor.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/