Me afrimin e zgjedhjeve lokale, para fushata vetëm sa shkon e intesifikohet, ku gara më e nxehtë ashtu edhe siç pritej, është ajo e komunës së Çairit. Në këtë garë përballen dy ish partiakë të BDI-së, nënkryetari aktual i kësaj partie, Bujar Osmani dhe ish nënkryetari, tani më kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Akuza, premtime, takime me qytetarë, takime me të rinjtë, janë disa ngjarje që kandidatët i realiziojnë ditëve të fundit.
“Ndriçimi publik është një nga parakushtet më të rëndësishme për një jetë dinjitoze dhe sigurinë e qytetarëve, por gjendja në Komunën e Çairit është alarmante. Kështu ka deklaruar kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Çairit, Bujar Osmani. Sipas tij, shkollat, fushat sportive dhe hapësirat publike mbesin në hije, gjë që siç tha, rrezikon sigurinë e fëmijëve, grave dhe të moshuarve.
BUJAR OSMANI, KANDIDATË I AKI-SË PËR KOMUNËN E ÇAIRIT
“Në shumë zona kyçe, në Bit Pazar, në Xhon Kenedi, në Tophanë, në Çair, në Çarshinë e Vjetër dhe në Seravë, pjesa më e madhe e rrugëve, parqeve dhe hapsirave publike mbesin në errësirë. Në disa pjesë të Çairit tashmë prej vitesh lëvizin njerëzit nëpër rrugë pa asnjë llampë funksionale”.
Ndërkaq, kandidati i koalicionit VLEN, njëherësh zv/kryeministri, Izet Mexhiti, takoi të rinjët. Ai informoi se Çarshia e Shkupit nga sot do të “ndriçoj” nga tingujtë muzikore të artistëve lokalë dhe nga disa ngjarje kulturore që do të mbahen pikërishtë për të rinjët.
IZET MEXHITI, KANDIDAT I VLEN PËR KOMUNËN E ÇAIRIT
“Dua të shfrytzojë mundësinë që t’iu informojë se nga sot, fillon java kulturore në Çarshi nën emrin “Doku në Çarshi”, ku për një javë do të ketë aktivitete kulturore dhe do të performojë arstista lokal”.
Kujtojmë se nga shpalljave e kandidaturave për komunën e Çairit, e gjithë vëmendja e qytetarëve është kthyer nga kjo anë, pasi për ç’do ditë nuk mungojnë akuza të ndryshme nga njëri tjetri, madje ja përmendin njëri tjetrit edhe disa të bëma edhe në kohën kur kanë qenë bashkë.
Samir Mustafa /SHENJA/