Vetëm disa ditë para protestës së paralajmëruar për 13 dhjetor në Sheshin Skënderbeu, ku do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, këshilli organizativ ka bërë apel për pjesëmarrje masive.
Bujar Dardhishta nga Këshilli organizativ njoftoi se janë dërguar dy kërkesa për leje te Qyteti i Shkupit, por siguroi se protesta do të zhvillohet edhe nëse institucionet nuk japin leje, pasi është e drejtë kushtetuese. Ai theksoi se kërkohet mbështetje reale dhe jo parimore siç protestën disa politikan.
BUJAR DARDHISHTA, KËSHILLI ORGANIZATIV
Nuk kemi plan rezervë, por plan rezerv ka kushtetuta dhe ligji është ligji, citoj në mënyrë taksative, ligji mbi protestat, neni 5 pika 1 ku thotë shprehimisht se qytetarët se e drejta e protestës vetëm në dy mënyra mund të kufizohet, në rrethanë lufte dhe në gjendje të jashtëzakonshme, edhe pa leje paraprake nga çfarëdo organ shtetëorë vetëm me njoftim paraprak 24/48 orë drejtuar MPB-së.
Duke ditur që një pjesë e ish ushtarëve arrestohen me të hyrë në Maqedoni me flet arreste nga Serbia, Këshilli organizativ kishte edhe një apel për policinë dhe institucionet e vendit. Xhavit Jashari nga Këshilli Organizativ kërkoi që të mos provohet arrestimi i ish ushtarëve sepse protesta do të jetë e qetë dhe nuk ka nevojë për siç thonë ata, spektakle të tilla.
XHAVIT JASHARI, KRYETAR I SHOQATËS SË FAMILJEVE TË DËSHMORËVE TË LUFTËS SË UÇK-SË
Ju themi edhe shtetit maqedonas që të mos tentojë të bëjë spektakle të tilla. Kjo gjykatë është dashur të jetë inekzistente. Bashkarisht me këshillin organizativ u bëjmë thirrje, i ftojmë të gjithë qytetarët pa dallime të fesë, përkatësisë politike, qytetarët, partitë politike, organizatat civile që të vijnë në protestë t’i shprehim paknaqësitë tona, të kërkojmë drejtësi dhe protesta të jetë e qetë dhe e dinjitetshme.
Ndryshe, protesta në Shkup vjen pas protestave të realizara në Tiranë, Prishtinë, Hagë dhe Strasburg. Në vendin tonë protesta e tillë është paralajmëruar për më 13 dhjetorë në Sheshin Skenderbeu në Shkup në ora 13:00. E njëjta është komentuar edhe nga politikan, eminent që kanë paralajmëruar përkrahje dhe pjesmarrje në të njëjtën.
Mevludin Imeri /SHENJA/


