Karvani i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet” në bashkëpunim me organizata të tjera vazhdoi edhe sot me shpërndarjen e pakove me produkte ushqimore, kësaj radhe në qytetin e Shkupit. Përfaqësues të Kryqit të Kuq dhe organizatës ‘Shpresa’, të cilat iu bashkëngjitën aksionit, thonë se këto ndihma janë të mirëseardhura për nevojtarët në prag të festës së Fitër Bajramit.
‘‘Sot ne bashkëpunim me organizatën kulturore, humanitare “Merhmet” dhe ‘Gjysëm Hënën e Turqisë na mbërritën 20 pako për ti gëzuar familjet me probleme sociale para Bajramit”, deklaroi Alajdin Sulejmani, Kryqi i Kuq-Çair.
‘Ne gjatë muajit të ramazanit kemi shpërndarë 200 pako me ushqim për anëtaret tonë. Në këtë rast ndajmë 30 pako , me donacion prej organizatës “Merhamet”. Organizata Shpresa ka afër 600 anëtarë prej të cilëve në lista për rrezik social të cilat kanë nevojë për ndihma I kemi rreth 350 anëtar, jemi munduar ti mbulojmë të gjithë.’, tha Blerim Rexhepi, nënkryetar I Organizatës “Shpresa”.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i organizatës humanitare kulturore “Merhamet” Muhadin Limani tha që puna e tyre po vazhdon të zhvillohet edhe këto ditë, duke u munduar t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat e nevojtarëve.
‘Siç jemi njoftuar më parë Karvani jonë vazhdon ditët në vijim, sipas nevojave dhe kërkesave që bëhen, ne mundohemi që ti plotësojmë ato kërkesa dhe nevoja. Sot jemi në Kryqin e kuq i kemi dorëzuar disa pako, kështu që do të vazhdojmë edhe në disa pjesë tjera të Shkupit.’, deklaroi Muhadin Limani, përfaqësues I OKH MERHAMET.
Aksioni i shpërndarjes së pakove me produkte ushqimore është përkrahur nga organizata Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe do të vazhdojë deri në ditën e Bajramit.
Medina Ajeti /SHENJA/
OKH Merhamet shpërndan pako në Shkup by tvshenjaofficial

