Me një minutë heshtje dhe mesazhe për drejtësi, kështu nisi marshi tradicional i 8 Marsit në Shkup, i organizuar nga disa iniciativa dhe shoqata qytetare. Slogani i marshimit “Nuk do të zhdukemi”, siç thonë organizatorët, shpreh luftën e palëkundur dhe të domosdoshme të grave për të mbijetuar në një sistem dhe shoqëri që kërcënon sigurinë e tyre, nuk i mbron nga abuzuesit, i harron, i lë në margjina dhe i fshin.
Marta Cvetkovska, organizatore e marshit
“Slogani i sivjetëm është një lloj rezistence, ndaj fshirjes figurative dhe faktike e grave në këtë sistem, i cili I shtyn ata në margjina dhe i vret…Maqedonia duhet të punoj ende, këtë e shohim në diskriminimin e përditshëm te të gjitha grat, filluar nga punëtorët, nënat, nga të gjitha ato që bartin rëndësën e shoqërisë”.
Protestuese
“Si të festojmë? Kur luftojmë për mbijetesë, kur çdo ditë po vrahen gra. Jemi të hidhëruara, të mërzitura, të mllefosura, jemi përmbytur me lajme për dhunime të ndryshme të trupave dhe dinjitetit të grave, për dhunime që çdo ditë na e kujtojnë realitetin tonë, se gruaja ende duhet të luftoj për jetën e saj”.
Protestuese
“Po qëndroj para jush si nënë që e ka dëgjuar zërin e Kates së vogël. Po qëndroj si fëmijë që ka parë dhunë në shtëpinë e saj dhe nuk kishte zë që të kundërshtonte, dy fëmijë në vaj dhe të krizë, u përqafuan në atë moment dhe unë ju thash se gjithëçka do të jetë në rregull. A egziston drejtësi për të gjitha jetët e humbura, që I numërojmë dhe me një lëmsh në fyt e presim lajmin e ardhshm tragjik”.
Marshi u mbajt në nder të luftës për të drejtat e grave dhe traditës historike të 8 Marsit, e cila simbolizon solidaritetin dhe rezistencën në luftën për barazi dhe një jetë dinjitoze.
Emine Ismaili /SHENJA/


