Prioritet numër një për këtë Qeveri është ndërtimi i hekurudhës së shpejtë Shkup-Selanik me shpejtësi prej 200 km në orë, që është pjesë e korridorit 10, i cili ndjek vijën në drejtim të Greqisë dhe të Serbisë. Kështu u lavdërua zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski përmes një video nga takimit ministror i ministrave të Transportit të Bashkimit Evropian. Por, pëmendi se po punojnë edhe për Korridorin 8, cili shkon në drejtim të Shqipërisë dhe të Bullgarisë.
Aleksandar Nikolloski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve
“Fillimisht theksova se në lidhje me linjat ajrore, kemi politikë të re për subvencionim, përmes të cilës pres që vitin e ardhshëm të sjellë destinacione të reja nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit, por edhe diku rreth 20% më shumë udhëtarë dhe sa më shumë turistë në Maqedoni. Për qytetarët e Maqedonisë do të thotë më shumë mundësi të udhëtojnë jashtë vendit”.
Sa i përket ndërtimit të autostradave, ai tha se deri në fund të vitit do të kemi përfunduar autostradën e shpejtë Kumanovë – Kriva Pallankë si dhe autostradën Prilep – Gradsko, që sipas tij do të lehtësojë dukshëm komunikacionin.
Po punohet intensivisht, sipas Nikollovskit në Ohër – Kërçovë dhe se në periudhën e ardhshme do të punohet edhe në Kërçovë – Bukojçan, në Bukojçan – Gostivar, në Gostivar – Tetovë si dhe në Prilep – Manastir.
Emine Ismaili /SHENJA/