3800 student gjatë vitit akademik 2024-25 kanë vendosur që rrugën e tyre akademike ta vazhdojnë në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Kështu thuhet në njoftimin e këtij universiteti, nga ku shtojnë se prej tyre 2000 kanë arritur me sukses të përfundojnë studimet.
Rektori i këtij universiteti Prof. Dr. Lütfi Sunar gjatë një takimi jo formal me gazetarët tha se Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik përfshin 28 programe deridiplomike, 24 programe master dhe 9 programe doktorature. Ai shtoi se studentët zgjedhin këtë universitet për shkak të kushteve të përkryera, kampusit universitar me standarde ndërkombëtare dhe mundësive teknologjike që ofrojnë si kampus. Ai tha se studentët që studijojnë në këtë universitet vijnë nga vende dhe kultura të ndryshme.
PROF. DR. LÜTFI SUNAR – REKTOR I UNIVERSITETIT BALLKANIK
“Kemi numër të madh të studentëve turq, nëse e kthejmë në përqindje i bije 40%, por kemi student nga vende të ndryshme, nga Kosova, Serbia, Mali i Zi, disa nga Bullgaria, Greqia, Shqipëria. Gjithashtu, këtë vit kemi student edhe nga vende të tjera edhe atë nga Kazakistani, Gjermania, Franca, Majelzia dhe tjerë”.
Sipas të dhënave zyrtare diplomat e Universitetit Ndërkombëtarë Ballkanik njihen në të gjithë vendet e Bashkimit Europian, ndërkaq si universitet privat tashmë dy vite është universiteti më i përzgjedhur nga ana e studentëve në Maqedoninë e Veriut. Si kampus posedon bibliotekë me kapacitet 317 vende, Qendrën Inovacionit dhe Zyrën e projekteve dhe kërkimit.
Mevludim Imeri /SHENJA/


