Rreth orës 14:00 liderët e partive politik parlamentare shqiptare njëri pas tjetrit arritën në Hotelin “Aleksandar Palace” ku edhe do të mbahej takimi i thirrur nga kreu i BDI-së. Ftesën e pati refuzuar BESA, por risi ishte prania e Luan Tresit, si përfaqësues i PDSH-së. Ndër të parët që arritën ishin Ali Ahmeti dhe Gëzim Ostreni, shkruan Almakos.
Pas takimit që zgjati rreth 3 orë, lideri I BDI-së Ali Ahmeti, tha se partitë shqiptare parlamentare ndanë brengosjen për mosprezencën e Lëvizjes BESA dhe apeloi deri tek e njejta që ta emërojnë sa më shpejt Komisionin e përbashkët për Liritë dhe të Drejtat e njeriut, pasi që ka disa çështje që kanë nevojë të zbardhen. Megjithatë i pari i BDI-së nuk dha përgjigje për atë se kur mund të miratohet ligji për gjuhën shqipe, i cili as nuk është hapur për debat, por jo vetëm,përgjigje konkrete nuk dha për pikat e platformës shqiptare të cilat janë përfshirë në program qeveritarë.
“ Kemi apel publik për ata, që komisionin e përbashkët për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut ta emërojnë sa më shpejt, sepse për ne është me rendësi që ky komision të fillojë të punojë, sepse kemi çështje që kemi vërejtë se kanë nevojë për zbardhje të së vërtetës, sa i përket rastit të Kumanovës, “Brodecit, “Sopotit” dhe rasteve të tjera që kërkojnë të zbardhen. Tërësisht ky moment është bllokuar nga mos emërimi i kryetarit të këtij komisioni nga Lëvizja Besa. Prandaj kjo tryezë apelon deri tek BESA që ta zhbllokojë komisionin dhe të mos bllokojë zhvillimin për hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës për këto ngjarje”- tha kreu I BDI-së Ali Ahmeti.
Lidhur me këtë nga Lëvizja BESA mbajtën konferencë për shtyp ku akuzuan siç thanë VMRO-BDI-në se po luajnë më fatin e të përvuajturve nga ratet e montuara dhe madje kërkuan që deri të premten PPS të procedojë për këto raste, shkruan Almakos.
Nga Lëvizja BESA gjithashtu gjatë ditës së sotme thanë arsyet e mos pjesmarrjes në këtë takim. Deputeti i kësaj Lëvizje, Afrim Gashi ka theksuar se institucionet, sidomos Kuvendi është vendi ku duhet të diskutohen dhe hapen çështjet e rëndësishme dhe jo hotelet.
“Vlerësimi dhe perceptimi ynë është se ky takim nuk do jetë i dobishëm, por vetëm për fotografim. Pasi që çështjet e rëndësishme nuk zgjidhjen nëpër hotele, por në institucione”, theksoi Gashi. Partitë duhet të hapin çështjet e rëndësishme në Kuvend dhe të formohen grupe të punës”- tha Gashi për Almakos.
Për ligjin për gjuhën shqipe detaje nuk u dhanë as nga të“ rinjët” e kësaj tavoline, edhe pse përfaqësuesi i PDSH-së Luan Tresi tha se sot kanë marrë pjexsë në takim që të informohen se deri ku është arritur me të drejtat e shqiptarëve.
“Partitë plotike nënshkruese të platformës janë zotuar se do të avancojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe ne vendosëm të vijmë dhe të informohemi se deri ku është arritur me këto të drejta.Ne do të mbështesim çdo nismë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe proceset eurointegruese”- tha përfaqësuesi i PDSH në këtë takim, Luan Tresi.
Deklarata nuk u dhanë nga Aleanca për Shqiptarët.
E ky takim sipas liderit të BDI-së Ali Ahmeti, ishte vazhdimësi e takimeve që kanë patur partitë politike parlamentare shqiptare, me ç’rast u vlerësua puna që është bërë deri më tani, duke bërë një bilanc të të gjitha programeve zgjedhore të partive politike shqiptare për të parë se cilat janë përfshirë në programin e Republikës së Maqedonisë./Almakos.com/
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1738188449555333/
Evi Shkopi
Almakos.com