Për të 3 ditë me radhë në Shkup në Arenën Boris Trajkovski po zhvillohet edicioni i 35-të jubilar i Panairit Ndërkombëtar të Librit, në organizim të Panairit të Shkupit dhe Gllobal Media Grup, ndërsa i mbështetur nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut. Panairi rritet dhe zhvillohet me kalimin e viteve dhe i njëjti siguron platformë që lexuesit dhe botuesit të lidhen dhe ta ndajnë dashurinë për hulumtimin e përmbajtjeve të reja dhe botëve të reja. Shtëpitë botuese thonë se ofrojnë libra të ndyshme për lexues të ndyshëm. Ata thonë se janë të kënaqur nga vizitorët.
SHTËPIA BOTUESE ALBAS
“Ne kemi seri të madhe të librave, kemi libra të llojllojshëm. Duke filluar nga bota e bebes deri në tituj për të rritur. Ditët e para nuk kemi pasur aq shumë vizitorë ndoshta njerëzit nuk kanë qenë të informuar shumë këto ditë të tjera ka filluar nga pak të lëvizë por shpresoj që të shtohet numri I vizitorëve sepse libri nuk del nga moda asnjëherë”.
SHTËPIA BOTUESE EDUKA
“Ne jemi shtëpi botuese e specializuar për literature për fëmijë. këtë vit kemi botime të reja, prandaj I apelojmë fëmijët që duan të lexojnë të na vizitojnë sepse ka libra për secilin fëmijë. Vizitorët janë të shumtë. Jemi munduar të kemi çmime të volitshme të librave”.
SHTËPIA BOTUESE NUN
“Ne kemi ardhë me libra fetar, libra psikologji , histori, pedagogji. Interesimi këtë vit është I mirë dallon nga vitet tjera”.
Hyrja në panair u kushton qytetarëve 80 denarë, edhe pse në vendet tjera të rajonit si qendra e Tiranës dhe qendra e Prishtinës panairet e tilla I kanë falas, qytetarët vlerësuan se ky çmim ia vlen të paguhet sepse lexuesit kanë nevojë për organizime të tilla.
QYTETAR
“Unë tani sapo erdha në panair. Më vjen shumë mire që shoh shumë njerëz qe vijnë sepse e duan librin dhe e lexojnë librin Organizimet e tilla duhet të jenë falas, por ia vlen të paguhet për ambiente të tilla”.
QYTETAR
“Mirë normalisht,sapo jemi hyrë këtu, të shofim. Nuk mendoj, ata që janë të interesuar për libra nuk mendoj që është një shifër e lartë”.
QYTETAR
“Panairi është i njejtë si vitin e kaluar, janë po ato botime ka edhe diçka të re,por më shumë dominojnë tituj e vjetër. Varësisht nga shtëpia botuese , kanë çmime të mira. çmimi I hyrjes nuk duhet të paraqesë problem sepse është çmim i volitshëm”.
QYTETAR
“Çmimet e librave janë të kapshme. Shoh që ka interest ë lartë nga qytetarët”.
Libra të ndryshëm ofrohen edhe këtë vit nga shtëpitë e ndryshme botuese të cilat sipas tyre kanë çmime të volitshme. Panairi i librit ka filluar më 4 maj dhe do të përfundojë më datën 10 maj.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/