Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se derisa ai është kryeministër dhe lider i VMRO-DPMNE-së nuk do të ketë vullnet për ndryshime kushtetuese, në mënyrën se si deri tash janë konceptuar ato. I pyetur lidhur me deklaratat e kryeparlamentarit Gashi se për ndryshime kushtetuese duhet vullnet politik, ai tha Gashi ka dhënë deklarata intelegjente sepse siç thotë ai, e ka të qartë se pa VMRO-DPMNE-në nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Nuk do të ketë vullnet politik për ndryshime kushtetuese derisa unë të jem udhëheqës i qeverisë dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së. Pa VMRO-DPMNE-në nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese, këtë duhet ta dinë të gjithë. Kështu, në këtë mënyrë se siç janë konceptuar nuk ka dhe nuk do të ketë. Pse? Sepse unë nuk jam avanturist as ekzibicionist, unë shkel në dërrasë të fortë dhe nëse marr ndonjë vendim ai vendim dua të nënkuptoj fund të një procesi jo vetëm një fillim”
Megjithatë Mickoski duke folur për eurointegrimet tha që në 2025 pret nga Brukseli bisedime më serioze dhe një plan se si të arrihet deri në fund e jo diskutime vetëm për disa pengesa të radhitura.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Mendoj që dosja maqedonase më në fund në Bruksel do të merrë dritë dhe pres qe do të ulemi me njerëzit në Bruksel të diskutojmë dhe të bëjmë plan dhe skenar deri në fund e jo vetëm për disa pengesa. Dua të shoh plan në të cilin do të marrim pjesë rregullisht se sit ë arrijmë në vetë fundin. Kuptohet se nuk mund neve askush të na garantojë se do të arrijmë në një periudhë të cakutar por mund të na garantojnë se nuk do të kemi më probleme bilaterale”.
“Jo çdoherë bëhet fjalë për klastere dhe kapituj, këtu bëhet fjalë edhe për vullnet politik dhe vendim, qartë për dosjen masqdonase vullnet të tillë politik dhe vendim në 20 vitet e fundit nuk ka pasur. Kjo është një rrugë 2 kahëshe, ne jemi të gatshëm ta kalojmë drejtimin tonë , por a janë të gatshëm edhe nga brukseli ta kalojnë drejtimin e tyre jo në mënyra deklarative por me veprime konkrete”, u shpreh Mickoski.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/