Është shtyrë shqyrtimi fillestar në rigjykimin e rastit “53 milionë euro”, ku i akuzuari është Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.
Kjo erdhi si pasojë e kërkesës së mbrojtjes së Berishës për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues.
Ndryshe, Gjykata e Apelit ka marrë vendim, me të cilin e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit, të dënuar nga Themelorja me 10 vjet e 3 muaj burigm (së bashku), për rastin e njohur si “53-milionëshi”.
Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, në cilësinë e këshilltarit të lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri dhe Besim Tahiri, si drejtor i Prokurimit Publik në MI, ngarkohen nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje.