Faji për mos procedimin e rasteve që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me shqiptarët, siç janë “Monstra”, “Sopoti”, “Kumanova” e të tjerë, nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, nuk qëndron vetëm tek kjo e fundit, por një jesë të konsiderueshme të fajit bartin edhe Këshilli i prokurorëve, Prokuroria pubike themelore – Shkupi 1 dhe gjykatat. Kështu u shpreh eksperti juridik Naser Zyberi në intervistën e zhvilluar në kuadër të edicionit të lajmeve në TV SHENJA.
“PSP në mënyrë permanente ka insistuar që këto raste t’i barten në kompetencë PSP-së, dhe der në momentin e fundit disa prej këtyre ende nuk janë bartë nga ana e Prokurorisë themelore dhe Këshillit republikan të prokurorisë, dhe në rend të parë çështja e Sopotit e cila është më e lehta për t’u zgjidhur sepse ka edhe një vendim paraprak të Gjykatës themelore 1, pastaj është ankimu rasti dhe është kthy në rishqyrtim. Për rastet tjera të cilët i përmendët, kuptohet që ka edhe raste tjera, PSP së paku u deklaru publikisht se nuk do të mbeten këtu, s edo të vazhdojë që t’i hetojë rastet dhe t’i përpunojë por konform ligjit për Prokurorinë Speciale ajo do të jetë e penguar që të ngrit aktapadi, sepse në bazë të nenit 22 të Ligjit për PSP-në thuhet se “prokuroria ka të drejtë që të ngrit aktakuza nga dita kur i ka marrë në shqyrtim lëndët brenda një viti e gjysëm” që ai afat në bazë të Ligjit aktual skadon në qershor, që dmth dita e sodit”, tha Zyberi.
Intervistën e plotë me ekspertin juridik, Naser Zyberi, mund ta ndiqni në videon më poshtë. /SHENJA/