Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur të hetojë rastin e sigurimit të brendshëm të Kuvendit, të cilët nuk dëgjuan urdhrat e kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferri, për të larguar nga Foltorja deputetin e VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev, i cili po pengonte rrjedhën normale të seancës dhe nuk respektoi vendosjen e rendit nga kreu i Kuvendit Xhaferri. Nga ministria e Punëve të Brendshme, me shkrim u përgjigjën sot për TV SHENJA, se sektori për kontrollit të brendshëm vetëm se ka filluar të hetojë rastin.
“Kontrolli i brendshëm pranë MPB-së, e heton rastin dhe për një kohë shumë të shkurtër do të përgatis raport. Sa të jetë gati raporti, menjëherë do ta njoftojmë opinionin për detajet”, kanë thënë nga MPB.
Jozyrtarisht TV SHENJA mëson se përfaqësuesit e sektorit për Kontroll të Brendshëm pranë MPB-së, kanë marrë në pyetje edhe përfaqësues të sigurimit të Kuvendit. Burimet thonë se raporti nga hetimet e rastit pritet të dalë nesër, por edhe nëse nuk arrihet për ditën e nesërme, ajo do të jetë publike shumë shpejtë. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferri, thanë se në bazë të rregullores për punën e Kuvendit, kryetari nuk mund të marrë masa ndaj sigurimit të Kuvendit sepse sigurimi i brendshëm i Kuvendit është në kompetenca të Ministrisë së Brendshme. Nga kabineti i kryeparlamentarit Xhaferri, potencojnë nenet 90, 91, 92, 93, 94 të Rregullores së Kuvendit, përmes së cilave Kryetari i Kuvendit mund të marrë masa vetëm për ti marrë fjalën deputetit i cili shkel rregulloren e Kuvendit, përdor fjalor jopërkatës, flet jashtë temës së diskutimit, prish rendin e seancës dhe të tjera.
Mefail Ismaili br/>
MPB nis procedurë për “shpërfillësin” e Talat… by tvshenjaofficial

