Pas kontrollit të djeshëm në Këshillin Gjyqësor, Ministria e Brendshme ka njoftuar sot se po zhvillohet hetim paraprak në lidhje me dyshimet për vepër të mundshme penale në lidhje me mandatin e kryetares së këtij këshilli, Vesna Dameve, e cila dha dorëheqje më 2 dhjetor. MPB konfirmoi për agjencinë e lajmeve MIA se janë marrë dy procesverbalet e kërkuara që duhet të kontrollohen.
MPB
“Është është marrë ajo çfarë duhej të merret, ka një hetim paraprak për momentin, nuk ka çfarë të thuhet, kur të përfundojë gjithçka do t’ju informojmë, sa do të zgjasë nuk dihet”.
Nga ana tjetër Këshilli Gjyqësor ka përgënjeshtruar pretendimet për bastisje të kryer në hapësirat e tyre, duke thënë se kanë vepruar sipas kërkesave të shkruara të Prokurorisë.
Këshilli Gjyqësor
“Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e informatave të publikuara në opinion për pretendimet për “bastisje të kryer” në hapësirat e Këshillit gjatë dhe pas përfundimit të orarit të punës, e informon opinionin se pas pranimit të kërkesave me shkrim nga PTHP Shkup, Këshilli Gjyqësor i RMV-së ka vepruar sipas të njëjtave. Theksojmë se, nuk është lëshuar urdhër për bastisje, as nuk është kryer bastisje në hapësirat e Këshillit Gjyqësor në RMV”.
Këto zhvillime në Këshillin Gjyqësor i ka komentuar edhe kryeministri, Hristijan Mickoski, ai tha se, pret që rasti me falsifikimin e procesverbaleve të Këshillit Gjyqësor të zbardhet që sot.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“E dini që në Këshillin Gjyqësor ekziston dyshim i bazuar për keqpërdorime të mëdha që janë bërë në periudhën e kaluar. Aksioni konkret nga dje është siç thamë, me qëllim që të vërtetohet dyshimi i bazuar për falsifikim të procesverbaleve nga puna e Këshillit Gjyqësor përmes të cilave, praktikisht është manipuluar vullneti dhe mendimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga ana e individëve. Pres që edhe kjo të zbardhet shumë shpejtë sot”.
Siç ishte konfirmuar edhe më herët nga Prokuroria Publike, zyrtarë policorë me urdhër kësaj prokurorie dje kanë hyrë në Këshillin Gjyqësor për të siguruar procesverbalet lidhur me dyshimet për vepër të mundshme penale lidhur me mandatin e kryetarit të Këshilli Gjyqësor, Vesna Dameva e cila dha dorëheqjen më 2 dhjetor. Dameva në konferencën për media më 2 dhjetor ku bëri të ditur dorëheqjen e sah, theksoi se në periudhën e kaluar politikanët nga pushteti kanë bërë tentativa për të cenuar integritetin e saj personal.
Teuta Buçi /SHENJA/