Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar një akt akuzë kundër një personi dhe një propozim aktakuzë kundër kundër katër personave, të gjithë të përfshirë në keqpërdorimet financiare në projektin për fasadën dhe ndriçimin e objektit të Qeverisë. I akuzuari– menaxher i një kompanie ndërtimi, tregtie dhe shërbimesh ka lidhur marrëveshje për aktivitet të përbashkët me tre persona juridikë me qëllim të shfrytëzimit të resurseve të anëtarëve të grupit në vlerësimin e gjendjes ekonomike dhe financiare të ofertuesit, ndonëse nuk ka pasur qëllim që t’i angazhojë në zbatimin e kontratës dhe kryerjen e punëve ndërtimore për rikonstruksionin e fasadës dhe ndriçimin e objektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, në ofertë, pavarësisht se ishte i detyruar ta bënte këtë sipas Ligjit të Prokurimit Publik, ai kishte dorëzuar dy nënkontrata me dy persona të tjerë juridikë, por jo edhe për nënkontraktorët e mbetur, të cilëve synonte t’ua caktonte një pjesë të kontratës së prokurimit publik.
Prokuroria Themelore Publike
“Pas lidhjes së kontratës për prokurim publik, i akuzuari nuk veproi sipas kontratave për bashkëpunim, sipas të cilave personat juridikë si anëtarë të një grupi operatorësh ekonomikë, duke vënë në dispozicion pajisjet e tyre tekniko-teknologjike, kuadrin dhe burimet financiare-ekonomike, duhej të realizonin një pjesë të punimeve nëse do të caktoheshin për personin juridik, drejtues i të cilit është i akuzuari. Me veprimet e ndërmarra, i akuzuari për kompaninë që ai drejtonte ka arritur përfitime materiale të përmasave më të mëdha, në një shumë prej 470 milionë denarëve”.
Bashkë me aktakuzën është dorëzuar edhe një propozim aktakuzë, ku përfshihen edhe tre persona të tjerë cilët kanë kryer veprën e vazhdueshme penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Në periudhën nga maji 2013 deri në fund të tetorit 2016, të akuzuairt – drejtor i shërbimit shtetëror, menaxher i personit juridik përgjegjës për mbikëqyrjen profesionale të funksionimit të fasadës dhe ndriçimit të objektit të Qeverisë dhe kryeinxhinier mbikëqyrës, të nxitur me dashje nga i akuzuari i parë – menaxher i projektit të ndërtimit, me qëllim kanë shkaktuar dëm në Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në shumë prej 184 milionë denarë.
Prokuroria Themelore Publike
“Kështu, nënkontraktori për kryerjen e punëve ndërtimore dhe artizanale për ndërtimin e elementeve dekorative dhe fasadave dhe punimeve të gdhendjes së gurit për objektin e Qeverisë, edhe pse nuk kishte licencë për kontraktues ndërtimi të kategorisë së parë, u punësua dhe nuk respektoi dispozitat e nënkontratës, kështu që vendosi elemente dekorative të fasadës prej materiali që nuk përputhej me materialin bazë të projektit”.
Ndërkaq, i akuzuari i tretë dhe i katër si persona përgjegjës për realizimin e marrëveshjes, nuk kanë kryer kontrollin e cilësisë së materialeve të instaluara në ndërtim dhe nuk kanë bërë vërejtje në lidhje me materialin nga i cili ishin përpunuar elementet e fasades, duke i mundësuar kështu realizuesit të punimeve punimeve përmes nënkontraktorit të angazhuar të realizojë dhe të instalojë elemente të përpunuara nga materiale që nuk kishin karakteristikat e nevojshme dhe që nuk ishin ekuivalent me materialin e parashikuar në projektin kryesor.
Teuta Buçi /SHENJA/