Trafiku në urën që lidh Krimenë me Rusinë është ndërprerë pas raportimeve për shpërthime dhe të paktën 2 vdekje. Pak detaje mbi incidentin janë zbardhur, por fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëmtimin e një prej korsive dhe një automjet të përplasur. Autoritetet ruse konfirmuan vdekjet.
Madje DailyMail ka publikuar dhe një video të momentit kur ura 3 miliardë dollarë që lidh Rusinë me gadishullin e krimesë goditet nga raketa.
Vyacheslav Gladkov, guvernator i Belgorodit deklaroi: “Ne e nisëm mëngjesin me informacionet mbi atë që ndodhi në urën e Krimesë. Pamë një video me një makinë të dëmtuar me targë Belgorodi. Informacionet paraprake sugjeruan se një vajzë kishte mbetur e plagosur, por që tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa prindërit e saj kishin vdekur”.
Ura, që kalon përmes ngushticës së Kerçit, u dëmtua edhe në tetor nga një makinë-bombë dhe u deshën disa muaj përpara se në të të riniste qarkullimi.