“Të gjithë fëmijët le të buzëqeshin” ishte motoja që shoqëroi aktivitetin e sotëm “Mollar Happy Day” të ordinancës stomatologjike “Mollar”, aktivitet që u realizua për të gjashtën herë me rradhë. Më shumë se 100 fëmijë e realizuan vizitën e parë tek dentisti, u zbavitën, iu nënshtruan trajtimit të dhëmbëve me fluor si dhe morën dhurata. Kontrollet dhe preventiva mjekësore u realizuan falas tek të gjithë fëmijët nga stafi i klinikës Mollar.
Ky aktivitet ka për qëllim ngritjen e vetëdijës shoqërore për sa i përket kujdesit të dhëmbëve si dhe ndikimin deri tek prindërit që t’i edukojnë fëmijët e tyre, në mënyrë që kontrollet stomatologjike të jena të shpeshta dhe jo vetëm për raste urgjence.
Stomatologu Veton Limani tha për TV SHENJA që arsyeja se pse realizohet ky aktivitet është ndikimi tek populli për rëndësinë e kujdesit ndaj dhëmbëve e sidomos tek fëmijët.
VETON LIMANI, STOMATOLOG
“Sot në klinikën ‘Mollar Dent’ është duke u mbajtur aktiviteti që mbahet tashmë disa vite, në lidhje me fluorizimin ose sillanimin e dhëmbëve, kjo do të ndikojë shumë në profilaksën psikologjike, së pari tek prindërit më pas tek fëmijët. Është shumë me rëndësi që të bëhet prevenimi I hershëm, sidomos I dhëmbëve të qumështit duke I kapur fëmijët e moshës parashkollore dhe ata shkollore të hershme.”
Limani shtoi që aktiviteti në fjalë ka rëndësi të madhe dhe vite me radhë po shënon suksenin e vet, pasi që për çdo vit rritet numri I fëmijëve që e vizitojnë dentistin pikërisht këtë ditë.
VETON LIMANI, STOMATOLOG
“Së pari kemi bërë kontrollet duke i evidentuar dhëmbët me karies ose të cilët janë më shumë të dëmtuar pastaj është bërë fluorizimi që është një ndër metodat bazike për prevenimin e dhëmbëve. Ky është viti I 6 radhazi dhe shifet që çdo vit fluksi I fëmijëve është edhe më i madh”.
Fytyra shumë të gëzuara të fëmijëve dilnin të buzëqeshura nga klinika “Mollar”, këshillat për kujdes të dhëmbëve i kishin pranuar me shumë kënaqësi.
Medina Ajeti /SHENJA/
https://youtu.be/0AUC8BouZec



