Në orët e hershme të mëngjesit, paraqitja e mjegullës ka vështirësuar komunikacionin si atë tokësor ashtu edhe atë ajror. Në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup nuk janë realizuar fluturimet prej Stambollit dhe drejt Stambollit, si dhe nisjet për në Zagreb dhe Barcelonë, tregojnë të dhënat e ueb faqes së koncesionarit të aeroportit TAV Maqedoni. ndërkaq në komunikacionin tokësor, nuk ka ardhur deri te ndalesa e qarkullimit, por mjegulla veçanërisht në orët e paradites, ka rënduar komunikacionin në disa akse rrugre kryesisht që lidhin kryeqytetin me qytetet e tjera për rreth.
“Sipas informatave të fundit në gjithë vendin ka edhe më tej kushte të mjaftueshme për zhvillimin e komunikacionit, moti është i vranët, reshje nuk ka ndërsa rrugët në disa pjesë janë me lagështi, komunikacioni realizohet pa probleme ose ndalesa në gjitha rrugët dhe autostradat e vendit. Për momentin kemi vetëm paraqitje të mjegullës në disa akse rrugore me dukje të zvogëluar para së gjithash në akset Shkup-Katllanovë, Katllanov-Velez dhe nga Shkupi drejt Milladinovcit, në të gjitha drejtimet me shkurtim të pamjes nga 50 deri në 100 metër e cila megjithatë nuk e pengon qarkullimin në komunikacion”, thonë nga LAMM.
Nga Lidhja Automoto e Maqedonisë thonë se megjithatë vozitësit duhet të kenë kujdes, si dhe të ju përmbahen sinjalizimeve rrugore. Në kalimet kufitare siç njoftojnë nga Lidhja Automoto, nuk ka pasur ndërprerje të qarkullimit ose kolona më të gjata të automjeteve.
Arben Zeqiri /SHENJA/