Ky është Feriz Mjaku, arsimtar tanimë në pension, por i cili ka punuar këtë profesion për 43 vite të plota. Ai është i shqetësuar për nivelin e ulët të arsimit në Maqedoni, i cili në bazë të testimit të PISA-s rradhitet në fund të listës, gjegjësisht e 67-ta nga gjithësej 70 vende të botës.
Ai vlerëson se ka shumë faktorë që ndikojnë në këto rezultate dhe duke e krahasuar mënyrën e mësimdhënies në të kaluarën dhe të sotmen, thotë se programi i mësimdhënies sot është i stërngarkuar. Sipas tij ky program nuk është në përputhshmëri me moshën dhe rrethin ku zhvillohet mësimi.
FERIZ MJAKU, MËSIMDHËNËS NË PENSION
“Ajo që unë mendoj se është bërë pengesë për nxënësit tanë, flas për Maqedoni, pengesa kryesore është ajo që, mund lirisht ta quaj për biznes të dikujt, për arsye se na sollën disa programe, duke filluar shkolla sipas aftësive të nxënësit, shkolla hap pas hapi, tani kanë futur Kembrixhin, për të gjitha këto, dikush për këtë program është paguar, pa analizuar se çka mund të ndodh me nxënësit tanë. Prandaj edhe shihet se Qeveria dëshiron ta largojë Kembrixhin, t’i kthehet në njëfarë mënyre aftësive dhe mundësive tona këtu tek ne.“
Faktor tjetër sipas tij është edhe prezenca e teknologjisë, e cila bën që nxënësit të futen në një botë të tyren dhe të mos u intereson asgjë tjetër. Pastaj terminologjia që përdoret me nxënësit e klasave të ulëta, është një tjetër arsye që poashtu ka ndikim, pasi sipas tij, disa nxënës në këtë mënyrë detyrohen që gjithçka të mësojnë përmendësh, vetëm për t’u dukur para se e njohin mësimin.
FERIZ MJAKU, MËSIMDHËNËS NË PENSION
“Unë kam pas përvojë prej arsimtarëve që sapo e kanë kryer faklutetitn pedagogjik dhe del para nxënësve të klasës parë, dytë, tretë dhe harron mendon se është para profesorit, përdor terminologji që edhe ne arsimtarët më të vjetër ndoshta nuk e kuptonim. Dhe sa më shumë t’u iket fjalëve të huaja, duke pas tonat shqipe. Në kuptimin e asaj suport, në vend se të thuhet mbështetje. “
Rezultati i testit të PISA-s ka inkurajuar Institutin për hulumtime dhe politika ekonomike “Finance Think” që të bëjë hulumtim për shkaqet e notave të dobëta në këtë testim. Rezultatet e hulumtimit të titulluar “Pesa në ditar, njësha në PISA” thonë se një ndër fajtorët për këtë është metoda e mësimdhënies, duke shtuar se mësuesit duhet të përdorin metoda të diskutimeve, debateve, teknika hulumtuese dhe të ngjajshme, që nxënësit të kenë arritje më të mëdha.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Mjaku: Mësimdhënia është shndërruar në biznes by tvshenjaofficial

